Etiketë: protestat
-
Toleranca jonë fetare i pengon disa!
Nëqoftëse ka diçka për të cilën shqiptarët mund të mburren, kjo është, pa as dyshimin më të vogël, toleranca jonë fetare, ose më mirë të themi bashkëjetesa dhe harmonia ndërmjet të gjitha feve në vend. Dhe këto nuk janë pak. Por 4! Në pamje të parë janë veçse dy: të krishterët dhe mohamedanët, të…
-
Të ikë Rama. Dakord. Por kush të vijë?!
Pa asnjë dyshim që Rama e ka mbyllur ciklin. Ai duhet të largohet. Me të mirë apo me të keq. Arsyet se pse ai duhet të largohet janë kryesisht katër. E para : I paaftë. E dyta : I paditur. E treta : I papërgjegjshëm. Dhe e fundit: edhe si shitës i trojeve kombëtare dhe pasurive publike.…
-
Është në të mirën e socialistëve që Rama të largohet
Diçka shihet qartë : asnjëherë si deri më sot Partia Socialiste nuk ka qënë nën një presion të tillë. Sigurisht që ajo ishte në « grykën e pushkës » së PD-së, sidomos gjatë viteve 1992 – 1996. Jo vetëm që socialistët i hoqën atëhere të gjithë nga puna, por qënia në këtë parti konsiderohej pothuajse si krim.…
-
Protestuesit duhet të shpalosin një program dhe qeveri alternative
Boll më me danga dunga në bulevard. “Nesër më shumë”, “poshtë komunizmi” etj etj. Ka ardhur dhe po kalon koha e një kapërcimi cilësor ndër drejtuesit e protestës. Për një frymë dhe strategji të re. Që të ngjallë shpresë dhe otimizëm te mbarë populli shqiptar. Ndryshe protesta do shuhet dhe do fiket dalëngadalë. …
-
Kur ia hap varrin vetes
Deri para pak kohësh Edi Rama i kishte punët shumë mirë. Brenda vendit kishte autoritet dhe i dëgjohej fjala me respekt. Jashtë vendit e prisnin si i barabarti mes të barabartëve. Askund nuk i shiheshin kundërshtarë. Berisha vazhdonte të cilësohej si « non grata ». Zgjedhjet i fitonte me lehtësi. Por papritur gjithçka u prish dhe vajti…
-
Protesta duhet të synojë tani cilësinë, jo sasinë
Nesër thuhet se do zhvillohet një tjetër protestë mbarëkombëtare, me pjesëmarrjen e diasporës por ndofta edhe të studentëve që tani rinisin shkollën. Pra parashihet të jetë një manifestim më i madh se këto ditët e fundit. Dhe me siguri që do të ketë edhe njerëz që vijnë kush e di nga ku, që do të…
-
“Elitat” që i shërbejnë vetvetes!
Ka disa javë që një konflikt ndërinstitucional ka plasur në Shqipëri. Ai midis gjyqësorit dhe qeverisë. Gjithçka filloi kur sistemi i drejtësisë vendosi t’ia rriste pagat vetes. Se 900 000 mijë lekë në muaj u dukeshin fare pak. Afërsisht 10 herë e një mage mesatare në vend. Për këtë “nismë” ata i drejtuan edhe një…
-
“Ostalgjia” dhe realiteti
Disa media të huaja kanë shkruar këto ditë se fitorja e partisë fashiste AfD është e lidhur, ndër të tjera, edhe me zhgënjimin e që kanë pësuar gjermano-lindorët përgjatë këtyre 36 viteve tranzicion. Se edhe në Gjermaninë Lindore fabrikat janë mbyllur ose janë lënë të shkreta! Ndërsa më cilësoret u trasferuan në Gjermaninë Perëndimore. Drejtuesi…
-
Pas 13 vitesh aheng u kujtua!
Edi Rama ka filluar të « lëvizë ». Duket se e ka kuptuar që e ka mbushur kupën. Që njerëzve u ka ardhur në majë të hundës me të. Me arrogancën dhe paaftësinë e tij. Me papërgjegjshmërinë me të cilën ka udhëhequr vendin këto 13 vite ! Duket se e ka kuptuar po ashtu se nuk ecet gjithë…
-
Zgjidhja gjendej ndërmjet socializmit dhe kapitalizmit
Sot pothuajse të gjithë janë të bindur dhe e pranojnë se Shqipëria gjatë këtyre 35 vjetëve nuk zgjodhi rrugën e duhur në ecjen e saj drejt demokracisë. Kjo bindje është përforcuar edhe më shumë gjatë këtyre afro 100 ditë protestash. Çdokush kuptoi dhe pa se nuk ishte i vetmi i pakënaqur nga mënyra se si…
-
O Shqipëri e Re ose Ramë dhe Salë !
A i keni ndjekur lajmet më të fundit? Të këtyre dy ditëve?! Arrestimin e atij Ergysit në Tiranë dhe shokut të tij të “aferave” në Francë apo edhe për Cincon që “vepronte”në Belgjikë dhe Itali?! Të gjithë këta ishin bërë tejet të pasur. Jetonin si sheikë, me avionë privatë, kështjella, apartamente, orë prej 200 000…
-
Edhe Berisha, edhe Rama në krah të protestës?!
Dje ndodhi një ndryshim i papritur dhe i paparashikuar. Për herë të parë kryeministri i vendit u shpreh me nota pozitive për protestën! “Gjithçka që ka ndodhur ka gërryer shtratin e lumit të qeverisjes dhe raportit të qytetarit me qeverisjen, por në këtë vorbull këta që do të dalin më të fortë janë qeveria…
-
Kur e bën veten të të zënë me gurë
Kështu po ngjet tani edhe me Edi Ramën. Ai tashmë e ka humbur autoritetin dhe vezullimin e tij të mëparshëm. Aq sa duket sikur është rikthyer përsëri koha kur njerëzit thonin : »Të gjitha fajet i ka Saliu » ! Dhe tani duket se të gjitha fajet i ka Rama. Aq sa tani atë po e akuzojnë edhe për…
-
Po sikur Rama të japë papritur dorëheqjen ?!
Jo sot. As nesër. Por ndofta pas 3 apo 6 muajsh. Dhe tu thotë shqiptarëve se është mërzitur dhe lodhur me ta. Se gjithçka e ka bërë për të mirën e vendit etj etj. Por ata nuk e kanë kuptuar dhe as merituar ! Se nga Rama dhe psiqika e tij çfarë nuk pret ! …
-
Protestat, – si lavjerrësi që rikthehet në vendin e tij
Shumë analistë, gazetarë, intelektualë, studiues të situatës politike në vend u kapën të befasuar nga shpërthimi kaq i papritur dhe i fortë i protestave në kryeqytet. Aq sa u desh kohë që ata të kuptonin shkakun e vërtetë të tyre. Në fillim u fol për mjedisin, për flamingot, për zonat e mbrojtura, pastaj…
-
Partitë Socialiste Europiane duhet ta përjashtojnë Ramën
Që kur mori pushtetin më 2013, Rama shpalli tezën e tij « përtej së majtës dhe së djathtës » ! Pra një rrugë e mesme ndërmjet të dyjave. Po ashtu gjatë një takimi me Melonin ai pohoi se nuk ishte edhe aq socialist i mirë ! Dhe politika e tij ekonomike, aty ku të majtët dallohen nga…
-
Fjalimi i Ramës – si provë e dështimit të tij
« Misioni ynë do të vazhdojë deri kur të mbarojë me vendosjen e flamurit të Skënderbeut dhe të Ismail Qemalit në oborrin e Europës së Bashkuar. …Por, nga ana tjetër, dihet botërisht se ajo (BE-ja) nuk është një derë që rri hapur në pafundësi, por hapet një herë në çdo brez dhe mbyllet papritur, pa…
