Autor: Viron Gjymshana
-
Mjerimi diasporës shqiptare në Perëndim
Rrëmuja dhe pështjellimi në gjirin e Partisë Demokratike gjatë këtyre muajve të fundit nxorri papritur në pah një dukuri sa të shëmtuar, aq edhe të dëmshme. Në luftën për pushtet ndërmjet Berishës dhe Bashës përveç deputetëve dhe analistëve të shumtë, u përfshinë çuditërisht edhe disa figurina pothuajse të panjohura dhe pa asnjë peshë nga…
-
Edi Rama po e normalizon Shqipërinë
Kanë mbetur edhe pak ditë para se Edi Rama të mbushë 9 vjet si kryeministër i zgjedhur i vendit. Ka qënë pikërisht 23 qershori i vitit 2013 kur Rama fitoi për herë të parë zgjedhjet legjislative, duke larguar nga pushteti kryeministrin e deriatëhershëm dhe ish presidentin Sali Berisha. Dhe duke pasur parasysh situatën e…
-
« Gjyqi i majmunit ! »
– Pjesa e tretë – Siç kemi theksuar edhe në 2 shkrimet e mëparshme kushtuar rubrikës « Shkenca dhe Zoti » ndryshe nga sa parashikohej, zbulimet më të fundit, sidomos ato rreth mekanikës kuantike apo Bing Bangut, në vend që të forconin bindjen se është krejt e mundur ta spjegosh universin dhe jetën në…
-
Fjala e kryeministrit dhe lapsi i ekonomistit.
Dy herë ka folur sot, e shtunë 21 maj, Edi Rama për të mirat që sjell infrastruktura në zhvillimin dhe përparimin e vendit. Paradite foli për portin e Durrësit dhe pasdite për aeroportin e Vlorës : « Për ata që thonë që ne nuk kemi bukë të hajmë, po u them se me ndërtimin e aeroportit…
-
Politika shqiptare duhet të ruhet të mos bjerë në grackën e Bashkësisë Politike Europiane.
Ultimatumi i Ramës drejtuar BE-së se në rast të mos hapjes së negociatave të anëtarësimit, Shqipëria do të ndryshonte kurs, nuk kaloi pa rënë në vesh edhe të udhëheqësve të lartë të Bashkimit Europian. Ishte një ultimatum i guximshëm ky nga ana e numrit një të ekzekutivit shqiptar. Krejt ndryshe nga politika e…
-
Bashkimi Europian i mbylli dyert
Për të gjithë ne që kishim shpresuar se një ditë edhe Shqipëria do të ishte një anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Europian, fjalimi i djeshëm i presidentit francez, Emanuel Macron, na ra si një dush i ftohtë. Duke marrë shkas nga kërkesa e Ukrainës për tu anëtarësuar në BE, presidenti…
-
Papa i Romës : « Ndofta ulurimat e NATO-s para portës së Rusisë e bënë Putinin të kundërveprojë gabueshëm”
Pothuajse të gjithë liderët e botës po ndjekin me shqetësim në rritje zhvillimet e fundit në konfliktin tejet të rrezikshëm Ukrainë – Rusi. Frika e një shkallëzimi të tij që mund të përfundojë në një luftë të tretë dhe shfarosëse botërore i ka bërë shumë analistë dhe figura politike të pyesin veten se ku…
-
Lufta Ukrainë – Rusi do të vazhdojë gjatë dhe do të përfundojë në një konflikt të “ngrirë” shumëvjeçar.
“Asgjë e re nga Fronti i Lindjes” – do të shkruante Erich Remark në rast se do ta jetonte këtë kohë. Edhe lufta Rusi – Ukrainë ka hyrë në hullinë e saj pa shumë ndryshime strategjike në terren. Ushtria ruse po përparon ngadalë dhe jo sipas planeve të Moskës. Nga ana tjetër populli i…
-
« Thërrmija nga ALbsurdistani »
Sistemi drejtësisë dhe ai shëndetësor – janë nëna e korrupsionit në vend. Pak ditë më parë u fol për një farë prokurori/avokat i quajtur Arjan Ndoja, i cili na u rrezikoka të shkarkohet prej postit që mbante nga Vettingu. Ishte juristi amerikan Jakobsen që i kumtoi atij ndër të tjera se nuk do të…
-
« Thërrmija nga ALbsurdistani »
Kush e privatizoi Butrintin ?! Për luftë a vdekje u përplasën sot në sallën e Kuvendit pozita dhe opozita shqiptare ! Demokratët veçanërisht dukeshin shumë të irrituar. Pasi vetë kryeministri personalisht, por edhe gjithë qeveria pas tij, i kishin dhënë me koncesion parkun natyror dhe antik të Butrintit një firme të huaj ! Sepse vetë shteti…
-
Në Francë liberalët fitojnë, por nacionalistët forcohen !
Më në fund, pas disa muajsh fushate të ethshme zgjedhore, Emanuel Makron u rizgjodh të dielën më 24 prill për herë të dytë president i Francës me 58 përqind të votave. Kundërshtari i tij, siç dihej, ishte përfaqësuesja e partisë nacionaliste Marinë Lë Pen, e cila fitoi 42 përqind të votave. Pa asnjë…
-
Shkenca dhe feja krahpërkrah në rrugën e Zotit?!
(Pjesa e dytë) Siç kemi nënvizuar edhe në pjesën e parë të kësaj teme, numri i shkencëtarëve, studiuesve dhe dijetarëve që mendojnë se universi nuk ekziston rastësisht, apo që vetë qëniet e gjalla, qoftë në formën e dinozaurve, njerëzve, peshqëve ose mikroorganizmave kanë qënë “planifikuar” që më parë, është gjithmonë në rritje. Dhe kjo…
-
Shkenca në kërkim të Zotit !
(Pjesa e parë) Pranvera është një stinë që shumëkush e personifikon me rifillimin e jetës. Dalja e gjetheve, çelja e sytheve, “bumimi” i tokës arë, « ndërrimi » i gjakut në qëniet njerëzore dëshmon po ashtu rinisjen e një stine të re. Ku dielli ngroh dhe ndriçon më shumë, ku jeta merr hov dhe gjallëri, kur…
-
Çfarë tregoi raundi i parë i zgjedhjeve në Francë?!
Ngjau ajo që ishte parashikuar. Dhe që ishte parathënë në shkrimin e para pak ditësh rreth zgjedhjeve presidenciale në Francë. Pra Emanuel Macron dhe Marinë Lë Pen fituan ndaj 10 kundërshtarëve të tjerë dhe do të përballohen me njëri tjetrin në raundin e dytë dhe të fundit, të dielën më 24 prill. Në…
-
Dy arsyet që Rama iu « vërsul” SPAK-ut
Deklarata e Ramës se SPAK duhej të hetonte edhe 21 janarin apo tragjedinë e Gërdecit shkaktoi sa çudi aq edhe turbullirë në mikrobotën mediatiko/politike në Shqipëri. Asnjëherë kryeministri shqiptar nuk kishte kërkuar kaq hapur që drejtësia të bënte punën e saj. Dhe vetkuptohet se opozitarët e qeverisë u hodhën përpjetë, duke e cilësuar…
-
A mund të përsëritet « skenari » hungarez edhe në Francë ?!
Nesër, e dielë 10 prill 2022, në Francë do të zhvillohet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale. Janë në garë 12 kandidatë që përfshijnë gjithë spektrin politik francez. Duke filluar nga ekstremi i majtë marksist – leninist deri te ekstremi i djathtë, thuajse nazifashist. Dhe tre kandidatët kryesorë në këtë garë të ethshme…
-
Edhe Krishti e kapi kamxhikun…
Është e njohur botërisht rrëfenja e Biblës sesi Krishti kapi kamxhikun për të përzënë nga tempulli i Zotit tregtarët batkçinj që po e përdhosnin atë vend të shenjtë. Dhe dihet se kush ishte Krishti. Ishte ai që tha se të keqes nuk duhet t’i përgjigjemi me të keqe. Se kur të godasin në një…
-
Zgjedhjet në Francë kanë të bëjnë edhe me kombin shqiptar.
Fiks pas 2 javësh (më 10 dhe 24 prill) në Francë do të organizohen zgjedhjet presidenciale të rradhës. Normalisht këto zgjedhje duhet të tërhiqnin vëmendjen veç të popullit francez. Mirëpo ato po ndiqen me vëmendje të veçantë edhe në shumë kryeqytete të Europës dhe më tej. Duke filluar nga Moska në Uashington, nga Beogradi …
-
Një kryeministër i papërgjegjshëm dhe i pandërgjegjshëm për rolin që ka.
Pak ditë më parë Edi Rama njoftoi se do e mbyllte Facebook-un e tij. Në fakt ai pohoi se nuk do të merrej më dhe nuk do tu kthente më përgjigje gjithë asaj turme laramane që e sulmonte parreshtur në këtë rrjet social. E vërteta është se ai, në respekt të postit që…
-
Ukraina do të ndahet më dysh
Konflikti në Ukrainë vazhdon të mbajë të mbërthyer vëmendjen e gjithë opinionit public ndërkombëtar. A do pushojë lufta së shpejti? A do të ndalet Putini me Ukrainën apo do të vazhdojë me politikën e tij hitleriane duke sulmuar edhe shtete të tjera, si psh Moldavinë?! – pyesin specialistët e çështjeve ndërkombëtare.. Ndërsa shumë të…
-
A ka të drejtë Zelenski kur akuzon Perëndimin ?!
Të martën, më 8 mars, presidenti i Ukrainës akuzoi Perëndimin se nuk po i mbante premtimet e tij për të ndihmuar Ukrainën që të mbrohej ndaj agresionit rus. Se për çfarë aludon Zelenski duket se askush nuk e ka të qartë. Për çfarë premtimesh të pambajtura e ka fjalënai ?! Çfarë i paska premtuar atij…
-
Një luftë që duhet ndalur me çdo kusht
Sytë e mbarë opinionit botëror janë përqëndruar sot në konfliktin e armatosur Ukrainë – Rusi. Analistë të shumtë po e trajtojnë çështjen nga të gjitha anët. Deri ku do të shkojë autokrati Putin ? A do të ndalet me Ukrainën apo do i sulet edhe Moldavisë dhe Gjeorgjisë?! Ose edhe më tej. A ka rrezik…
-
Lumpen komunistët
Ditët e fundit në një nga mediat më të lexuara në Shqipëri, dikush u vërsulej me tërsëllëm atyre që ai i quante « komunistë ». Në shikim të parë këtu nuk ka asgjë të keqe dhe të çuditshme. Në Shqipëri ekzistojnë ende shumë nostalgjikë të periudhës 1945 – 1990. Shumica e tyre nuk është se janë…
-
« Anschlusi » i Putinit ndaj Ukrainës si ai i Hitlerit ndaj Austrisë
-Nga Viron Gjymshana- Me vendimin e djeshëm për njohjen e pavarësisë së dy republikave rusishtfolëse të Ukrainës nga ana e Rusisë, presidenti Putin i hodhi dorashkën në fytyrë Perëndimit. Me një të rënë të lapsit udhëheqësi rus aneksoi dy territore të rëndësishme të shtetit sovran të Ukrainës, pa u merakosur shumë rreth shqetësimeve të…
-
Disa të vërteta rreth konfliktit Ukrainë – Rusi dhe pasojave të mundshme në Ballkan.
-Nga Viron Gjymshana – Opinioni publik perëndimor, dhe jo vetëm ai, është i shqetësuar nga mundësia e një konflikti të armatosur ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë. E keqja është se në rast të një përpjekjeje të armatosur, në « lojë » mund të hyjnë edhe fuqi të tjera, si psh SHBA-ja dhe vendet e tjera anëtare të…
-
Pse Shqipëria i ngjan aq shumë vendeve të Azisë Qëndrore.
Në vitin 1990 Shqipëria konsiderohej nga opinioni perëndimor si një vend komunist i ish- Europës Lindore. Pra njëlloj si Sllovakia, Lituania, Estonia, Sllovenia etj. Sot opinioni ka ndryshuar. Vendi ynë është vendosur në një rradhê me shtetet e dala nga ish – Jugosllavia. Qê ende nuk kanë hyrê në BE. Si Maqedonia, Serbia, Mali…
-
Berishistët në sulm ndaj selisë së PD-së, njëlloj si trumpistët ndaj selisë së Kongresit, Kapitolit!
Saktësisht një vit e dy ditë pasi mbështetësit e ish-presidentit Trump sulmuan selinë e Kongresit amerikan, Kapitolin, mbështetësist e ish – presidentit shqiptar Berisha, po përgatiten të sulmojnë selinë e PD-së. I pari gjeti si pretekt se i vodhën zgjedhjet, i dyti se i vodhën partinë ! Të dy dëshmuan dhe vazhdojnë të dëshmojnë një përbuzje…
-
Kazakistani në flakë vuan nga të njëjtat sëmundje si Shqipëria
Ditët e fundit vëmendja e bashkësisë ndërkombëtare është përqëndruar drejt një ish – republikë sovjetike, e cila po tronditet nga një valë e paparë deri më sot demonstratash dhe përplasjesh ndërmjet regjimit dhe popullit të saj. Është fjala për Republikën e Kazakistanit. Një vend i stërmadh me një sipërfaqe prej 2 milionë e 725 000 kilometra…
-
Shqiptarët sot nuk kanë nevojë për komunizmin
Publikimi nga ana e një deputeti socialist i një fotoje të flamurit kombëtar, shoqëruar me atë të Enver Hoxhës, ndezi diskutime të zjarrta në mesin e analistëve dhe politikanëve shqiptarë. Disa e mirëkuptuan këtë mesazh si një dëshirë për të nderuar me rastin e 29 Nëntorit komandantin e Luftës Nacionaliçlirimtare. Disa të tjerë u revoltuan…
-
A i interesonte dyshes Rama – Basha shpallja « non grata » e Berishës ?!
Shumë mbështetës dhe militantë të Berishës si dhe një shumicë analistësh të mediave përkrahin me forcë opinionin e Berishës se shpallja e tij « non grata » erdhi si pasojë e lidhjeve të forta të Ramës me familjen Soros. Dhe lidhjen edhe më të fortë akoma të filantropit Xhorxh Soros me shefin e diplomacisë së jashtme…
-
Socializmi kinez, liberalizmi perëndimor dhe katrahura shqiptare
Gjithë bota është duke u çuditur sot me zhvillimin e jashtëzakonshëm të Kinës gjatë këtyre 3 dhjetvjeçarëve të fundit. Ekonomistë të shquar, analistë të tregjeve botërore, studiues të shkencave ekonomike etj etj po e analizojnë këtë zhvillim të paparë në historinë njerëzore nga të gjitha anët dhe këndet. E vërteta është se në Kinën e…
-
Sovranizmi i Sali Berishës si ai i Enver Hoxhës
Me dhjetra herë e përmendi mbrëmë Sali Berisha termin “Sovranizëm” në emisionet e Çim Pekës dhe Blendi Fevziut. Veprimin e Bashës, pra dëbimin e tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, Berisha e konsideroi pothuajse si tradhti jo vetëm ndaj PD-së, por ndofta edhe ndaj vetë kombit shqiptar. “Unë po përjashtohem se jam shprehur kundër…
-
Kosova dhe Afganistani nuk bëjnë një
Edhe pak dhe Amerika do përkujtojë ngjarjen e dhimbshme të 11 shtatorit 2001. Atëhere kur 19 terroristë kamikazë, nga të cilët 15 nga Arabia Saudite, sulmuan dhe shkatërruan dy Kullat Binjake të Nju Jorkut. Duke shkaktuar me mijëra viktima. Dhe me të drejtë që Amerika reagoi fuqishëm. Bazat e terroristëve në Afganistan u shkatërruan të…
-
Paradoksi i të qënit i lirë, kur vendi është i pushtuar
Kryeministri Rama deklaroi më 31 gusht se” Për gati 50 vjet, ne aspironim të kishim lirinë që shijuan afganët gjatë 20 viteve të fundit dhe që tani duket se do ta humbasin…Vetëm 30 vjet më parë, ne ishim afganë në bregdetin Adriatik, duke u përpjekur dëshpërimisht për t’i shpëtuar “talebanëve të kuq” të Tiranës”! E…
-
Vëllazëria vëllazëri por…
Nga Viron Gjymshana Vëllazëria vëllazëri, por qesja të shkojë e të vijë ! Është kjo një shprehje e moçme shqiptare që i vinte kufirin te thana ndërhyrjeve të padobishme të vëllezërve në punët e njëri –tjetrit. Një fjalë e urtë kjo e lindur nga përvoja e gjatë shekullore e popullit tonë. Aq më shumë kur…
-
Shtohet frika ndaj rrezikut të varianteve të reja të corona virusit.
Nga Viron Gjymshana Megjithëse nuk pranohet me zë të lartë shkencëtarët e laboratorëve farmakologjikë më në zë të botës po studiojnë në ethe dhe me shqetësim të madh përhapjen e variantit më të fundit të coronavirusit i njohur si « Delta ». Dhe kanë arsye për këtë. Prekja e njerëzve nga varianti « Delta » është rritur dukshëm…
-
Korrupsioni si pjesë e sistemit apo si mungesë e një shteti dhe shoqërie të shëndoshë?!
Disa ngjarje të kohëve të fundit kanë tërhequr edhe një herë tjetër vëmendjen e shoqërisë shqiptare ndaj përhapjes kapilare të korrupsionit në Shqipëri. Jo se ky ishte një fenomen që nuk njihej, përkundrazi. Shtypi dhe masmedia vendase e kanë trajtuar me qindra herë këtë dukuri. Por e veçanta e kohëve të fundit është veprimtaria…
-
Në Perëndim Shqipëria po cilësohet si Eldorado e bimëve mjekësore
Paniku i përhapur nga Covidi 19 po i bën shumë njerëz në Perëndim që t’i kthejnë sytë drejt mjekësisë alternative, ose ndryshe drejt mjekësisë së ashtuquajtur popullore. Është fakt i njohur se afro 30 përqind e europianëve dhe amerikanëve nuk u zëjnë besë vaksinave të prodhuara për të penguar përhapjen e pandemisë të…
-
E duam Shqipërinë si gjithë Europa– 30 vjet më pas?!
Kjo ishte thirrja që buçiti nga zemra e gjithë popullit në Qytetin Studenti dhe në mbarë vendin në fillimet e demokracisë. Europa ishte ëndrra e shqiptarëve. Kontinent i pasur, i bukur, me qytetërim, liri, art dhe shkencë të paparë. Me mirëqënie, begati, rregull dhe pastërti… Ku mund të gjenje më mirë?! Dhe me…
-
Po sikur PD-ja të mos ekzistojë?!
Pavarësisht nga titulli, kur bëhet fjalë për mosekzistencën e PD-së, nuk bëhet fjalë kurrsesi për kthimin në kohën e sistemit të urryer monist. Dhe aq më pak për një blasfemi ndaj partisë së parë demokratike në vend. Për më tepër kur është provuar se pluralizmi politik, së bashku me ekonominë e tregut – përbëjnë bazat…
-
Kongresi i Ringjalljes që PD-ja ka frikë edhe ta imitojë!
Pas pak ditësh mblidhet Kongresi i rradhës i partisë socialiste. Më 12 qershor. Datë e veçantë përkujtimore që përkon me 30 vjetorin e Kongresit të parë të kësaj force politike. Do të diskutohet, ndër të tjera edhe për suksesin e zgjedhjeve të 25 prillit, por edhe për të metat, gabimet dhe mangësitë e vëna re.…
-
Minimi i demokracisë në Shqipëri filloi fiks 25 vjet më parë
26 maji është një datë që për shumë të rinj dhe të reja të kohës së sotme nuk thotë ndonjë gjë të veçantë. Por për brezin që jetoi periudhën e diktaturës dhe atë të fillimeve të demokracisë, kjo datë është simboli dëshpërues i një dështimi të pamenduar dhe të paimagjinuar. Sidomos për ata dhjera mijëra…
-
Parisi i Avni Rustemit dhe Sali Berishës
Deklarata e Sali Berishës se do ta hidhte në gjyq (në Paris !) sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken shkaktoi sa habi por edhe po aq të qeshura. Ish – presidenti i vendit e spjegoi këtë vendim me faktin se atij tani i është ndaluar hyrja në Amerikë, prandaj ka zgjedhur Parisin si qytetin ku do…
-
Berisha, njëlloj si Anteu, humbi betejën finale të jetës së tij.
Sipas një legjende të njohur botërisht, gjigandi i mitologjisë greke, Herkuli, ishte i detyruar të përmbushte 12 sfida heroike për të rifituar mbêshtetjen e zotërve të Olimpit. Njëra nga këto ishte edhe dyluftimi i tij me Anteun, Gjithmonë sipas rrëfenjave të asaj kohe, Anteu ishte i pathyeshëm dhe i pamposhtur. Sa herë që dikush e…
-
Vetvendosja e Kurtit si version i Syriza të Cipras?!
Ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, deklaroi pak ditë më parë se dialogu me Serbinë do të ridalë në krye të agjendës së bisedimeve me Serbinë. Kjo deklaratë e papritur përbën një risi dhe një përthyerje të dukshme të qëndrimit të deritanishëm të qeverisë së re të Kosovës. Në fakt ka kohë që bashkësia…
-
Integrimin në BE e ka penguar vetë politika shqiptare
-Kryeministri Rama në Bruksel- Shqipëria mbetet edhe sot e kësaj dite i vetmi vend i ish Europës Lindore që nuk është anëtarësuar ende në Bashkimin Europian. Duke përjashtuar këtu disa nga vendet e dala nga ish –Jugosllavia, e përgjakur nga luftrat etnike dhe fetare, të nxitura nga politika nacionaliste e ish –presidentit Sllobodan Millosheviç. Megjithatë…
-
Europa po re-industrializohet. Po Shqipëria?!
Kriza e shkaktuar nga Covid – 19 nxorri zbuluar një të dhënë që deri më tani kishte kaluar në heshtje. Atë që Europa nuk ishte e përgatitur për të përballuar epidemi të tilla. Befas u konstatua se në vendet e Bashkimit Europian nuk ekzistonte asnjë fabrikë për prodhimin e maskave. Dikur kishte pasur disa të…
-
Ana e errët: Bitcoin – një piramidë financiare planetare?!
Nga Viron Gjymshana Ngandonjëherë heshtja flet më shumë se fjalët. Kështu po ngjan këto ditë me shumë ekonomistë dhe financierë me famë botërore. Heshtja e këtyre personaliteteve me reputacion ndërkombëtar po shoqërohet edhe nga stepja e shumë institucioneve financiare, duke filluar nga Uoll Strit-i. “Si mund ta kuptojmë dhe përcaktojmë këtë fenomen?! A kemi të…
-
Albin Kurti një version Donald Trump?!
Ka një frymë të përgjithshme sot në vendet perëndimore që nuk e pranon më rendin e vendosur dikur nga Reagen dhe Thatçer rreth viteve 1980 : dmth sistemin neoliberal të shoqëruar me globalizmin e kufijve të hapur. Këtë « flamur » e mbajnë në rradhë të parë partitë nacionaliste të Perëndimit dhe të ish Lindjes europiane.…
-
Vitamina D si aleate kundër Covid-it?!
Shumë virologë dhe pandemistë të universiteteve më të njohura të Perëndimit kanë krijuar bindjen dhe janë shprehur me optimizëm se me shumë gjasa gjatë verës së ardhshme pak nga pak bota do t’i rikthehet jetës së zakonshme. Dmth udhëtimeve, restoranteve, plazhit, kinemave, mbrëmjeve festive dhe hyrje – daljeve familjare. Së fundmi janë 70 studiues, mjekë infektiologë,…
-
“Deti “që bashkon dhe ndan Shqipërinë, Greqinë dhe Turqinë
Pothuajse njëkohësisht me vizitën e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Athinë, që pasoi atë që ai zhvilloi në kryeqytetin e Turqisë, projektligji për zgjerimin zonës detare të detit Jon ka arritur tashmë në parlamentin grek. Dhe deri më 19 janar pritet që ky projekt-ligj të kthehet në ligj. Projektligji i referohet rajonit detar në zonën veriore…
-
Zgjedhjet amerikane ose 2 rrugët që ndajnë sot botën.
Tashmë kur pas pak orësh pritet që të kryezgjedhurit ose the big electors, siç i quajnë nê Amerikë, të legalizojnë shpalljen e Xhon Biden-it si presidenti i 46 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mund të pohohet pa asnjë formë dyshimi se zgjedhjet e 3 nëntorit arritën një majë të paparë përsa i takonte interesimit…
-
“Deep state” apo “Shteti i nëndheshëm”:
-teori komplotiste apo realitet?! Që në kohët më të lashta kanë ekzistuar teori dhe besime sipas së cilave bota udhëhiqet nga e keqja, dmth nga Djalli. Prandaj ka edhe aq shumë padrejtësi, vuajtje dhe mjerim. Njerëz dhe kombe, të pakënaqur me gjendjen e tyre të përgjithshme, kërkonin arsyet dhe shkaqet e këtyre padrejtësive, duke…
-
Habit aktorja e njohur: Covidi – diçka e mirë!
Në një kohë kur në Shqipëri po luftohet për të ardhur në pushtet duke përdorur qoftë edhe numrin e të vdekurve nga koronavirusi, në botë po punohet me të tëra mjetet që të hidhet në treg sa më shpejt që të jetë e mundur vaksina që do e shpëtojë njerëzimin nga kjo murtajë e…
-
Franca mund të mësojë nga Shqipëria Ndërmjet islamizmit terrorist dhe «Unë jam Charlie» gjëndet edhe një rrugë e tretë.
Shqiptarët e kanë zgjidhur këtë « hall » të francezëve që përpara 200 vjetësh. Megjithëse kanë kaluar më shumë se dy javë qê kur një terrorist islamist vrau një mësues dhe një tjetër therri 3 besimtarë në një kishë në jug të Francës debatet se si duhet të sillet Franca dhe francezët ndaj akteve të tilla kriminale…
-
Rënia e një mollosi
Nga Jean Messiha* “Të qeverisësh do të thotë të mbash premtimet. Të veprosh, por po ashtu të dëgjosh, të reflektosh, të dish të shtrish dorën. Të qeverisësh do të thotë të shërbesh pa zhurmë dhe pa bujë”. Donald Trump do prishë rrjedhën e presidentëve amerikanë që ia kishin dale të fitonin nga dy mandate njëri…
-
Eurodeputetë grekë ringrenë çështjen e Vorio Epirit në Parlamentin Europian
Si në një orkestër të drejtuar me zotësi nga një dirigjent i aftë, e ashtuquajtura “çështja e minoritetit grek” në Himarë, po jehon dhe po merr pak nga pak përmasa sa kombëtare dhe ballkanike, por po aq edhe evropiane. Deklaratat e Bollanos për një lloj autonomie të Shqipërisë së Jugut, ose të Vorio Epirit, sipas…
-
Vetëm fqinjësi e mirë dhe jo anëtarësim në BE për Ballkanin?
Eurodeputetët janë të ndarë përsa i takon propozimit të eurodeputetit kristiandemokrat gjerman, Elmar Brok për të zëvendësuar instrumentat e anëtarësimit me ato të fqinjësisë së mirë. Tepër të ndarë u dukën deputetët e Parlamentit Europian përsa i takon zgjerimit të ardhshëm të BE-së me vendet e Europës Juglindore. Dhe ndërsa Komisioni i Punëve të Jashtme…
-
Parlamenti Europian propozon status të ri për vendet e Ballkanit perëndimor dhe Turqinë
Propozimi për krijimin e një statusi të veçantë, ndërmjet atij të anëtarësimit dhe atij të vendit fqinj ka shkaktuar debate të ashpra në Komisionin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian. Eurodeputeti hollandez i grupit të të gjelbërve, Joos Lagendajk është shprehur se BE-ja i ka instrumentet e integrimit, siç janë marrëveshjet e asocim –…
-
Albanie : quand le bâtiment va, les risques augmentent
TRADUIT PAR MANDI GUEGUEN Publié dans la presse : 11 septembre 2004 Mise en ligne : lundi 13 septembre 2004 Le dernier rapport du Fond Monétaire International constate l’irrégularitédes constructions immobilières en Albanie. Les manquements aux normes et àla législation en vigueur pourraient engendrer des catastrophes réelles encas d’événements sismiques. Les architectes et les…
-
Solana: Dhuna në Kosovë ka qenë e parapërgatitur
Viron Gjymshana 25 Mars 2004 Kosova duhet të ruajë multietnicitetin Havier Solana deklaroi sot në Bruksel se ai ka fituar përshtypjen se dhuna e ngjarë javën e kaluar në Kosovë ka qënë e parapërgatitur. Vetëm momenti i shpërthimit të saj ndofta ka qënë spontan dhe i rastësishëm. Por, Solana, bëri të ditur me këtë…
-
Kërkohet riaktivizimi i projektit për korridorin 8
Komisioni i Transporteve i Parlamentit Europian aprovoi këto ditë një amendament të eurodeputetit italian, Vinçenzo Lavarra, për rivënien e Korridorit 8 në listën e projekteve me rëndësi përparësore në rrjetin infrastrukturor të BE-së. Eurodeputeti italian pohon gjatë një interviste për «Deutsche Welle-n» se heqja e këtij korridori nga projektet me rëndësi parësore të BE-së bie…
-
6 EURODEPUTETË: GREQIA TË LEJOJË KTHIMIN NË TROJET E VETA TË POPULLSISË ÇAME
Nga Viron Gjymshana Kur në Bruksel hartohej Memorandumi për Çamërinë: “Vetëm kur pakica kombëtare çame në Greqi dhe ajo greke në Shqipëri do të gëzojnë të njëjtat të drejta, vetëm atëhere marrëdhëniet midis popujve grek dhe shqiptar, do të jenë vërtet të forta dhe të sinqerta.” Kur në Kuvendin e Shqipërisë ishte në diskutim e…
-
Deklarata e Moisiut dhe surpriza e Rugovës!
Nga Viron Gjymshana Ne te njejten dite kur presidenti i Shqiperise, Alfred Moisiu, deklaronte ne Tirane se gjate vizites dhe takimeve qe ai ka planifikuar te zhvilloje ne seline e Kombeve te Bashkuara ne Nju Jork, ai do te diskutoje me Pauellin e te tjere edhe per Kosoven, presidenti i Kosoves, Ibrahim Rugova, i pohonte…
-
Kriminaliteti në rritje Ballkan po shndërrohet në një kërcënim për vendet e Bashkimit Evropian
Viron Gjymshana Ministri gjeman i rendit, Otto Schily u shpreh në Bruksel, se pala shqiptare nuk e ka angazhimin e duhur për të mundësuar që qëndra e antitrafikut në Vlorë ta meritojë emrin e saj si dhe misionin që ka marrë përsipër. Në takimin 2-ditor të ministrave të rendit dhe të drejtësisë të 15 vendeve…
-
Rrëmbimi i Beckham, mashtrimi i gazetarit
Viron Gjymshana, Bruksel Lajmi per rrembimin e mundshem te Viktoria Beckahmit nga nje grup shqiptaro-rumunesh, u perhap me shpejtesine e vetetimes. Pothuajse te gjitha mediat e shkruara dhe elektronike pershkruan me nota rrenqethese tragjedine e mundshme ndaj njeres prej cifteve me te njohur te botes se sotme,-ish-pjesetares se grupit “Spice girls” dhe futbollistit te…
-
Strasburgu miraton MSA me Shqipërinë
Me 52 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenime, Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian aprovoi Marrëveshjen e Asociim – Stabilizimit me Shqipërinë Komisioni hodhi poshtë amendamentin e propozuar nga eurodeputeti grek, Jorgo Karaxhaferri, ku kërkohej kushtëzimi i çdo ndihme financiare me njohjen nga Shqipëria të Protokollit të Korfuzit Në rezolutën që shoqëron…
-
Robertson: Bis zu einem NATO-Beitritt Albaniens ist es noch ein weiter Weg
– NATO-Generalsekretär fordert im DW-Interview grundlegende Reform der Streitkräfte und mehr Stabilität im Land Köln, 16.1.2001, DW-radio / Albanisch Bis zu einem NATO-Beitritt Albaniens ist es noch ein weiter Weg. Diese Ansicht vertrat NATO-Generalsekretär in einem Interview mit dem albanischen Programm der Deutschen Welle. Auf die Frage, welche Voraussetzungen das Land zu erfüllen habe, sagte…
-
Shqipëria e vitit 1997 parë nga Perëndimi
Pasqyra e lëndës PJESA E PARE FILLIMI I NJE FUNDI TE PALAVDISHEM * Rrënjët ose gjeneza e abcesit * Demokracia e tradhtuar * Në qendrën e votimit me kobure në brez * Në tribunë si në ring * Dëmtoi veten, Shqipërinë dhe Perëndimin * Divergjenca amerikano –…
-
Ngjarje tronditëse në Kamëz
Të dielën, në ora 3 të mëngjesit, pranë Kamzës në Tiranë, vriten nga një patrullë e policisë 2 persona dhe plagosen 3 të tjerë. Hetuesia ka kryer ndalimet e nevojshme. Në Kamëz për disa orë me rradhë është bllokuar qarkullimi i automjeteve Në këto situata të rënda që po kalon vendi, kur forcat politike…
-
Takim në kryesinë e PSSH-së
Siç është bërë e ditur një delegacion parlamentar francez, i kryesuar nga zoti Michel Vauselle, po bën një vizitë në vendin tonë, gjatë së cilës ai po zhvillon takime me personalitete të ndryshme. Dje paradite ai pati një takim në selinë e Partisë Socialiste me shokun Fatos Nano, kryetar i saj. Duke i…
-
Kush mund t’i blejë ndërmarrjet ?
Pak kohë më parë u shpall edhe ligji i privatizimit të ndërmarrjeve shtetërore dhe tani e tutje disa prej këtyre ndërmarrjeve, duke filluar nga ato të shërbimeve komunale, tregtisë, transportit etj do tu shiten të gjithë atyre që kanë mundësi dhe dëshirë për t’i blerë, që do të hidhen në botën e lirë të konkurrencës,…
-
Right to Carry Weapons Against Lawlessness
Tirana, BASHKIMI, in Albanian 17 Mars 91 [Article by Viron Gjymshana: “Should the Sale of Arms Be Legalized, or Should All Weapons Be Confiscated?”] This question may scandalize many people and perhaps not without reason. This problem is as delicate as it is contradictory. However, we are all witnesses of the fact…
-
Çfarë i afroi njerëzit në Parkun e madh të Tiranës ?
Që në orët e para të së dielës grupe njerëzish që shëtisnin në bulevard merrnin pastaj rrugën drejt Parkut të madh të kryeqytetit. Ishin nga të gjitha moshat dhe profesionet, që të veshur si për pranverë, kërkonin të çlodheshin dhe argëtoheshin mes hijeshisë dhe gjelbërimit që parku ia ofron me bujari qytetit të tij.…
-
« Ngarkesa e vdekjes »
Është e njohur rrëfenja e vjetër e anijes « fantazmë », e cila ishte e dënuar të lundronte përjetësisht detrave, pa iu afruar kurrë asnjë porti. Kjo histori e shekujve të shkuar po përsëritet rishtas në kohën tonë, veçse me një ndryshim. Tanimë anijet fantazmë janë disa, dhe në qoftëse ato arrijnë të ankorohen në ndonjë…
-
Festivali i 8-të i filmit artistik shqiptar
Sot në Tiranë fillon një nga aktivitetet e shumëpritur kulturoro-artistikë, Festivali i 8-të i filmit artistik shqiptar, që zhvillohet në kuadrin e vitit jubilar të 45-vjetorit të çlirimit të Atdheut. Ky festival, vë përballë njeri – tjetrit dhe para gjykimit të artëdashësve gjithë filmat më të arrirë që janë prodhuar dhe shfaqur në…
-
Gruri nigerian dhe zëmërimi amerikan
Në botë. Fakti dhe komenti. Në Afrikë, një nga kontinentet më të goditura nga varfëria, numri i të vdekurve nga uria llogaritet në qindra apo mijëra. Dhe kjo vetëm nga mungesa e bukës. Para një gjendjeje të tillë shumë vende po rishikojnë mundësinë e shtimit të prodhimit bujqësor dhe kanë ndërmarrë hapa konkrete…
