Budallai !

Veprimi i tij ka zënë faqet e para të masmediave në Belgjikë. Është fjala për kryeministrin shqiptar Edi Rama, gjatë takimit të tij të fundit në Berlin. Siç e ka atë zakonin e shëmtuar, ai u hedh duart në qafë shumë të ftuarve në takimet ndërkombëtare. Sikur t’i ketë pasur shokë shkolle. Asnjë përmbajtje, asnjë sjellje prej burri shteti. Sikur është duke luajtur në oborrin e Liceut artistik! Kështu ngjau edhe dje. Po le të ndjekim më mirë se çfarë shkruan për të një nga mediat më lexuara në Belgjikë : « 7 sur 7 ».

« Ai gjithmonë vjen nga mbrapa”: Bart De Wever i befasuar nga një përqafim i kryeministrit të Shqipërisë ! Ky është titulli i lajmit të medias elektronike belge, i shoqëruar edhe me një foto të madhe, ku duket kryeministri gjatosh që e ka mbuluar me një përqafim homologun e tij belg !

Kryeministri Bart De Wever nuk njihet për sjelljet e tij shumë të afërta dhe të përzemërta.  I befasuar nga përqafimi i homologut të tij shqiptar, Edi Rama, ai u ofroi fotografëve një skenë të pazakontë, të shoqëruar nga reagimi i tij i veçantë.

Ndërsa fliste për ndihmën e dhënë Ukrainës në konfliktin kundër Rusisë, Bart De Wever u përqafua papritur nga kryeministri shqiptar, Edi Rama. “Kjo duhet të jetë sjellje tipike shqiptare. Ai gjithmonë të vjen nga prapa”, u shpreh zyrtari i lartë belg me atë humorin e tij të zakonshëm.

«Në këtë profesion, është më mirë të kesh sy edhe në pjesën e prapme të kokës», shtoi gjithashtu Bart De Wever në Instagram, ku ndau klipin.

Ngjarja ndodhi në Berlin, gjatë takimit të “Koalicionit të të Gatshmëve”, i cili bashkon aleatët e Ukrainës. Të mbledhur për të riafirmuar mbështetjen e tyre për Kievin, rreth tridhjetë udhëheqës u nxitën nga Presidenti francez Emmanuel Macron të bënin “gjithçka të mundshme” për të siguruar sistemet e nevojshme të mbrojtjes ajrore për Ukrainën.

Pikërisht gjatë këtij takimi u dallua edhe kryeministri me baskete të bardha, Edi Rama. Duket se ai ndihet aq mirë në këto takime, saqë nuk e mban dot as veten!

                             

Lini një Përgjigje