Këshilli presidencial – si zgjidhja e vetme

Si mund të dilet nga kjo gjendje ?!  Shumë veta ia kanë bërë këtë pyetje vetes, por pa dhënë ndonjë përgjigje bindëse. Propozimet e tyre për krijimin e një qeverie provizore, apo të Shpëtimit Kombëtar, të Stabilitetit etj etj kanë një të metë të madhe : rikthimin e Berishës në qëndër të politikës.

Dhe kjo do të ishte tragjedi.  Se flamingot kanë kërkuar një “Shqipëri të Re” pa këto dy fytyrat, (Rama – Berisha) që kanë dalë në krye që në vitin 1990 dhe deri më tani, 36 vjet më pas, nuk i janë shqitur pushtetit dhe privilegjeve të tij!

Pa asnjë dyshim Rama duhet të largohet. Por jo që të kthehet mënxyra më e madhe që ka parë ky vend: S.B-ja!

Me një fjalë ata duhen larguar të dy përfundimisht nga skena politike; Dihet se Rama në rast se largohet do të largohet një herë e mirë. Siç u largua dikur Nano. Por Berisha që ka 36 vjet si kryetar i Partisë Demokratike as që mendon të largohet. Madje tani i është hapur oreksi. Se shpreson se mund të vijë për herë të tretë në pushtet !

Po atëhere si i bëhet?! Si mund të dilet nga kjo vorbullë ku ka rënë përsëri vendi?! Për mendimin tim ka vetëm një zgjidhje. Dhe ajo do të duhet të jetë legjitime dhe llogjike. Më konkretisht zgjidhja vjen nga largimi i Ramës. i merituar plotësisht pas akrobacive të tij të këtyre muajve të fundit.

Prandaj në skenë duhet të dalë tani presidenti i vendit, magjithëse deri më tani ai është treguar si një figure e zbehtë dhe anemike. Por ndofta tani i ka ardhur koha ta tregojë veten.

Njëkohësisht me largimin e Ramës duhet të shpërndahet edhe parlamenti dhe të ngrihet një Këshill Presidencial, i cili për një vit do të duhet të marrë funksionet e një qeverie provizore. Siç po ngjan aktualisht edheedhe në Tunizi. Në kohë të jashtëzakonshme, masa të jashtëzakonshme.

Pas një viti duhet të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme me lista të hapura dhe njëkohësisht të anullohet edhe ligji për investimet strategjike  si dhe marrëveshjet e Ramës me familjen Kushner.

Sepse një qeveri e Shpëtimit Kombëtar apo e Stabilitetit do të fuste përsëri në lojë kriminelin Sali Berisha. Ku ishim?! – asgjëkundi! Apo akoma më keq: disa dekada pas!

Asnjë zgjidhje tjetër nuk mund ta qetësojë vendin. Ik njëri, hajde tjetri – nuk është zgjidhje. Është riciklim dhe rifillim nga zero! Vetëm një Këshill presidencial me personalitete të njohura dhe të pavarura nga PD-ja dhe PS-ja do të risjellë normalitetin në vend.

Nga Viron Gjymshana

Lini një Përgjigje