Lakuriqësitë e Epsteinit shqiptar!

      

Këto ditë opinioni shqiptar po zien nga skandali më i fundit, i cili kësaj rradhe nuk është politik, por pornografik ! Bëhet fjalë për një skandaj pothuajse seksual ku përfshihen amrat e kompozitorit të njohur Adrian Hila dhe dyshimet e përfshirjes në të edhe të personazheve të njohur të skenës shqiptare, si Monika Lubonja, Eli Fara dhe disa emrave të tjerë. Ky skandal po përbën këto ditë një nga ngjarjet më të bujshme dhe më të përfolurat në opinionin shqiptar, si dhe në mediat dhe rrjetet sociale.

        Skandali shpërtheu pas qarkullimit masiv në rrjetet sociale dhe portaleve të shumta të disa materialeve (audio dhe video) me përmbajtje intime dhe seksuale të cilat thuhet se janë regjistruar brenda studios muzikore të kompozitorit Adrian Hila. Në shumë media flitet madje se në këto materiale janë përfshirë ose filmuar gra të njohura të artit, kulturës, moderimit dhe fushës së showbiz-it në Shqipëri. Sipas tyre bëhet fjalë për një numër prej rreth 17 vetash., burra dhe gra!

        Emrat e të cilëve nuk janë bërë ende krejtësisht të ditura, me përjashtim, siç thamë, të këngëtares së njohur Eli Fara dhe  publicistets Monika Lubonja. Vetë përmbajtja dhe përhapja masive e këtyre filmimeve ka shkaktuar një interes të madh në opinionin publik sidomos për shkak të personave VIP të përfshirë në të.

        Pas shpërthimit të lajmit, në media u raportua se disa prej figurave të njohura të skenës të përfshirë në të, ndodhen tashmë në një gjendje të rëndë psikologjike, ndërsa të tjerë kanë paralajmëruar për padi ligjore ndaj shpifjeve dhe publikimit të paautorizuar të materialeve, figurës dhe emrave që dëmtojnë imazhin e tyre.

        Megjithatë duhet pohuar se ende deri më tani nuk dihet mirë qëllimi regjistrimit të këtyre vidiove dhe nga kush dhe pse janë shpërndarë. Një mister i madh ky me të cilin tani po merret policia.

        Ky skandal në Shqipëri dashur pa dashur të sjell ndërmend një rast tjetër të ngjashëm ndodhur në Amerikë, me të cilin u mor gjithë bota, i njohur si rasti Epstein! Skandali i lidhur me Jeffrey Epstein përfaqëson një nga shfaqjet më të njohura dhe më të errëta të shfrytëzimit seksual, trafikut të të miturve dhe korrupsionit të paparë të elitave botërore në historinë e sotme moderne.

      Flitet se qëllimi kryesor i këtij operacioni ishte rekrutimi, manipulimi dhe trafikimi i vajzave të mitura (shumë prej tyre nën moshën 18 vjeç) për kënaqësinë seksuale të Epstein, si dhe për t’ua vënë këto të mitura në dispozicion miqve, bashkëpunëtorëve dhe figurave të fuqishme globale që Epstein afronte. Të cilët më pas maniaku seksual amerikano/çifut mund edhe t’i shantazhonte.

          Po në Tiranë cili ka qënë synimi i këtyre filmimeve ?! Dhe nga kush dhe përse u bënë publike për gjithë opinionin këto video ?! Deri më tani askush nuk e di gjë.

           Në Tiranë skandali Hila sapo ka plasur. Vetë i akuzuari kryesor ka pohuar se kamerat i kishte vendosur brenda studios së tij për arsye sigurie ! Por a kishte kamera të tilla « për arsye sigurie » edhe jashtë studios ?! Çështja mbetet nën hetim nga organet kompetente për të zbardhur se kush dhe si i ka siguruar dhe shpërndarë këto pamje, duke sjellë në vëmendje edhe një herë debatin e gjerë mbi privatësinë, etikën dhe pasojat e përdorimit të rrjeteve sociale në Shqipëri.

       Megjithatë  dihet dhe pranohet gjërësisht se çdo njeri është përgjegjës për veprimet e tij. Kur ti del lakuriq në një studio të dikujt ose në plazh, nuk ke pastaj pse të ankohesh se po të shkelin privatësinë.

      Dhe këtu nuk është fjala për një histori dashurie apo marrëdhëniesh seksuale ndërmjet një çifti të dashuruar.  Pasi duket sikur jemi shumë më afër një lloj orgjie sesa një lloj dashurie, veprim që disa njerëzve ua ka sjellë zorrët në grykë, Sidomos duke pasur parasysh edhe moshën e “protagonistëve”, afërsisht rreth të 60-ve!

        Edhe në rrjetet sociale po ka “përplasje”! Ka disa që i konsiderojnë këta persona si viktima të pafajshme, ndërsa disa të tjerë si shfaqje paturpësie dhe imoraliteti!

        Ndryshe organet e drejtësisë kanë filluar me verifikimin e plotë të pajisjeve, sekuestrimin e materialeve digjitale dhe dëshmitë e personave të përfshirë në to, për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një regjistrim të fshehtë dhe të paramenduar apo për një shpërndarje të paautorizuar të materialeve që kanë dalë jashtë kontrollit të zotëruesve të tyre!

        Dhe deri më tani që flasim nuk ka asnjë konfirmim zyrtar apo provë të pranuar ligjërisht që të shpjegojë në mënyrë të saktë arsyen e pranisë së këtyre personave në atë studio apo rrethanat e zhveshjes, pasi çështja ka mbetur ende në nivelin e hetimeve paraprake, aludimeve mediatike dhe pretendimeve të kundërta të palëve.

         Në diskutimet publike si  dhe në raportimet e mediave shqiptare, rreth kësaj çështjeje, mbizotërojnë sot dy pikëpamje të ndryshme : ajo e keqpërdorimit të besimit me qëllim shantazhi dhe ajo e « rrjedhjes » padashur të këtyre materialeve tejet kompromentuese dhe të turpshme.

         Autoritetet e drejtësisë janë të vetmet tani që mund dhe duhet të hedhin dritë mbi vërtetësinë e këtyre materialeve dhe rrethanat se si janë krijuar, duke shqyrtuar pajisjet e sekuestruara dhe dëshmitë e të gjithë personave të përfshirë.

        Ndryshe në videot që kanë qarkulluar dhe janë shpërndarë në shumë platforma të ndryshme të rrjeteve sociale (si psh në Telegram dhe portale të tjera) shihen pamje me përmbajtje të hapur intime dhe seksuale.

       Sipas raporteve të mirinformuara dhe përshkrimeve të analistëve dhe hetuesve që janë marrë me këtë çështje, në këto material dallohen momente intime të marrëdhënieve seksuale me sekuenca ku personazhi kryesor mashkull (kompozitori i përfolur) dhe persona të tjerë (që në media dhe rrjet aludohet se janë figura të njohura të skenës, artit dhe showbiz-it shqiptar) shfaqen në situata të nxehta dhe të zhveshura brenda mjediseve të kësaj studioje.

         Por nga mënyra e shfaqjes së këtyre pamjeve, të lihet përshtypja e materialeve të regjistruara nga kënde të fiksuara (kamera të fshehura ose të vendosura në ambientet e brendshme), çka ka forcuar dyshimet e hetuesve se personat e përfshirë në to, mund të mos kenë qenë në dijeni se po filmoheshin në ato momente.

         Për shkak të natyrës tejet të ndjeshme, deri pornografike dhe shkeljes flagrante të privatësisë, shpërndarja e këtyre videove është dënuar nga disa organizata si dhe nga vetë protagonistët, të cilët i janë drejtuar tashmë edhe autoriteteve dhe njësive të krimit kibernetik për të ndalur qarkullimin e tyre dhe për të vënë para përgjegjësisë personat që i kanë bërë ato publike.

        Opinioni publik vendas pret tani me kërshëri të mësojë emrat e personazheve të tjerë që kanë marrë pjesë në këto “shfaqje”. Pasi tani nuk kemi të bëjmë më me emisione televizive si « Për’puthen », « Portokallia » etj por me një realitet tejet konkret. Që i ka tejkaluar dhe lënë shumë prapa edhe emisionet televizive me pullë të kuqe, gjë që tregon se telerealiteti po kthehet pak nga pak në një realitet konkret dhe të prekshëm në Shqipëri.

Nga Viron Gjymshana

Lini një koment