Sot Edi Rama botoi në mediat vendase një « letër të hapur » drejtuar një manifestuesi të ulur në shkallët e Kryeministrisë ! « I vetmuar, i braktisur, i tërhequr nga hunda, i përdorur dhe hedhur tutje », – kjo ishte përmbajtja e letrës dhe « keqardhja » që ai shprehte ndaj këtij protestuesi. Influencuesit, blogerët, berishistët, Irani etj etj të kanë përdorur, kanë shfrytëzuar ndjenjat e tua të çiltëra për të të ndërsyer kundër meje – lë të kuptohet kryeministri !
Dmth që manifestuesi vetë nuk kishte tru të kuptonte ! Të dallonte të mirën nga e keqja ! Pra një letër dhe një qëndrim mashtrues nga koka te këmbët i kryeministrit. Kjo letër, për nga mënyra se si është shkruar, për nga mënyra se si ai loz me disa argumenta, – për mua ishte thjeshti një sharlatanizëm.
Gjasme sikur po i çante hallin një manifestuesi të shkretë, ndërkohë që ai është ndofta përgjegjësi kryesor i halleve të tij. Se për 13 vjet me rradhë nuk e ka nxjerrë qimen nga qulli. Edhe sepse çdo javë do i hipte avionit, për të vizituar globin, për të « mirën » e Atdheut ! Edhe sepse për të Shqipëria qënka e të gjithëve dhe jo vetëm e shqiptarëve !
Të gjitha këto probleme me pronarë dhe administratë që i kishin rënë mbi kokë manifestuesit të « braktisur », në fakt duhej t’i kishte zgjidhur ai dhe me kohë ! Se prandaj është zgjedhur. Jo për ligjërata mashtruese që të « këpusin » shpirtin.
Ndryshe protestuesi nuk është i vetëm. I vetëm është Rama, i shkëputur nga hallet e popullit dhe « kujdestar » i vëmendshëm vetëm i « problemeve » të oligarkëve të tij. Se sa i vetmuar është protestuesi ai do ta shohë edhe sot dhe ditët në vijim. Siç e ka parë mirë këto 23 ditët e shkuara!
Prandaj edhe barazimi i vetes me një qytetar të thjeshtë virtual të këtij vendi është thjesht demagogji. Për të cilën Rama shquhet. Dhe ai vazhdon me tinëzinë e tij karakteristike të bëj fajtor për këto protesta berishistët, kosovarët, diasporistët, iranianët etj etj. Me një fjalë gjithë botën dhe kurrsesi jo veten e tij ! Që është fajtori dhe përgjegjësi kryesor i shpërthimit të këtyre demonstratave. Aq i zoti i duket vetja ! Aq i pagabueshëm!
As arrogancën, as paaftësinë dhe delirin e tij të pafund, as politikën e tij të gabuar ekonomike – nuk e vë në kandar! Faji gjendet gjithmonë jashtë tij. Pyetja është: Ku e gjen të drejtën ai të shesë apo të japë me qera dhe pa asnjë taksë pasuritë natyrore të vendit?! Këtë pyetje duhet t’i bëjë ai si fillim vetes! Kush është ai?! Se është i majtë, i djathtë, i qëndrës së lartë, i qëndrës së poshtë etj etj kujt i plasi?!
Kush i ka dhënë atij të drejtën atij të nxjerrë Shqipërinë në ankand?! Prandaj protestuesit thërrasin: ”Shqipëri e re” dhe “Revolucion”! Se tashmë çdo gjë duhet rifillar tani nga e para.
Tani që edhe gjithë ato vepra që ishin ndërtuar me aq gjak, mund dhe djersë gjatë perudhës 1945 – 1990 u rrafshuan. Pasuritë publike u privatizuan ose janë shitur. Tani gjithçka duhet të fillojë përsëri nga zero.
Ata që sunduan në periudhën 1945 – 1990 ishin edhe vrasës, por e ringjallën vendin. Por këta që kanë sunduar gjatë këtyre 36 vjetëve, vetëm kanë vjedhur, shkatërruar, përvetësuar dhe nxjerrë në shitje Shqipërinë, siç një mafioz nxjerr në trotuar një robinë të tij!
“Pyete vetë veten nëse armiku yt jam unë, që përpiqem papushim mes njiëmijë vështirësish që Shqipëria të bëhet çdo ditë më e mirë se një ditë më parë, apo ata që të kthyen në heroin e mbrëmjes, për të të lënë më pas në rrugë vetëm, si një shishe boshe e hedhur tutje pa asnjë kokëçarje pas një dehjeje kolektive” – i drejtohet Rama protestuesit imagjinar!
Por pikërisht këtu rreh edhe çekani! Çfarë ka bërë ky kryeministër gjatë këtyre 13 viteve! Iu deshën plot 12 vjet që të merrej me të “fortët e lagjeve” që kishin bllokuar trotuaret dhe po aq edhe për zaptuesit e plazhit! Hitleri –një shembull i keq ky, por i vërtetë – për 13 vjet e ktheu gjithë atë Gjermani në një superfuqi të paparë ekonomike, ushtarake, shkencore etj etj aq sa edhe koalicioni i 3 fuqive më të mëdha të botës mezi e mundi.
Çfarë ka bërë ky kryeministër për 13 vjet?! një vërë në ujë.Mos vallë ai kujtoi se duke u mbështetur te oligarkët, duke shitur pasuritë nën dhe mbitokësore të vendit, duke eleminuar edhe rolin e shtetit në ekonomi, Shqipëria do përparonte?! Por “përparuan” vetëm disa që u bënë milionerë, ndërsa të tjerët u nisën për të larë halet e botës.
Shqipëria nën udhëheqjen e tij u bë parajsa e oligarkëve vendas dhe të huaj. Një Parti Socialiste e vërtetë do ta kishte nxjerrë me shkelma pas bythe këtë kryetar, që vetëm socialist nuk është. Por « I Gjati » u kujdes me kohë që ta shpërfytyronte edhe Partinë Socialiste dhe ta bënte edhe më keq se veten.
Me një fjalë Rama ka qënë dhe mbetet zero. Edhe një njeri normal me një inteligjencë mesatare mund ta bënte më mirë punën e kryeministrit se ai Që të bëhet Shqipëria kërkohen njerëz të aftë, të përkushtuar, atdhetarë dhe me autoritet. Ky nuk ka asnjë nga këto cilësi.
Nga Viron Gjymshana

Lini një koment