Ka qëndrime krejt të kundërta ndaj protestave në bulevardin « Dëshmorët e Kombit ». Tani edhe disa që në fillim dukeshin se ishin pro tyre tashmë i kanë hedhur maskat në ferra dhe kanë dalë hapur kundër këtyre manifestimeve.
Disa për arsye ideologjike. Disa thjesht për interes. Dhe është e vetë- kuptueshme. Kur ti je bërë me hotele dhe para të madhe, pa dyshim që ti do të kërkosh që ky sistem të vazhdojë jetë e mot. Ndryshe është puna për ata që kanë një vështrim më të gjërë, që përmbledh të gjithë Atdheun. Që vënë interesin kombëtar mbi atë personal.
Për këta njerëez, shpesh herë të varfër dhe të lënë pas dore, Atdheu është mbi gjithçka. Dhe në fakt ka qënë gjithmonë “tabani”, “rrogozi” populli i thjeshtë, plus intelektualët rilindas që e kishin kuptuar para të gjithëve se çfarë do të thotë Atdhe.
Historia e ka treguar shpesh herë se kush ka derdhur gjak për Atdhe? Dhe kush është përdorur si mish për top. Rasti i perandorit të Francës, Napoleonit të Parë, është shumë domethënës. Pasi rekrutoi mbi 1 milionë ushtarë ndërmjet fshatarëve dhe punëtorëve të varfër, ai u nis për të pushtuar Europën. Dhe kur Kutuzovi ia thyu turinjtë në Rusi, ai e braktisi ushtrinë në mes të bores dhe temperaturave të tmerrshme në afro minus 20 gradë dhe u kthye me karrocë në Paris!
Tani le të rikthehemi te manifestimet në Tiranë. Janë 2 kërkesat kryesore të demonstruesve: 1) Që pasuritë kombëtare të popullit të mos nxirren në ankand. Që të mos u jepen ose tu falen oligarkëve vendas apo miliarderëve të huaj ! 2) Që Berisha dhe Rama, përgjegjës së kësaj katrahure 35 vjeçare, që disa e quajnë demokraci, të përfundojnë në burg!
« Shqipëria është e jona » thërritën dje në Rrjoll demonstruesit e asaj zone si dhe të vajturit nga Tirana. Kur ata brohoritën që « Shqipëria është e jona », për mendimin tim ata e kishin fjalën te Shqipëria nga Vermoshi në Konispol dhe jo te ngastrat e tyre private. Shqipëria është e jona do të thotë që ajo u takon gjithë shqiptarëve, gjithë popullit. Pra ajo nuk duhet të nxirret në shitje.
Megjithatë edhe këtu ka një kontradiktë të madhe. Kundërshtia bazë është ajo midis privates dhe publikes. Gabimi u bë që në fillimet e “demokracisë”. Kur toka u privatizua. Diçka që ka miliona e miliona vjet që ekziston, papritur u kthye në pronë personale të një njeriu. I cili e fitoi atë në sajë të forcës së tij fizike apo frikës që u shkaktonte të tjerëve. Ose si shpërnblim për shërbimet që i kishte kryer « Dovletit’, pra Turqisë së sulltanëve. Prandaj askush prej atyre që pretendojnë se toka është e tyre nuk ka sot dokumenta blerjeje të asaj toke !
Po të ndjekim llogjikën e tokës private, pra pronë personale e një njeriu pse të mos themi se edhe lumi, edhe kullota, edhe deti, edhe liqeni, duhet të jetë pronë private e dikujt ! Madje edhe sielli me gjithë zogjtë në të ! Pse jo ?!
Gjatë mesjetës së hershme edhe pylli me gjithë lulet, kafshët dhe bimët që gjendeshin në të ishte pronë e një mbreti, e një duke apo signori ! A ju kujtohet historia e « Robin Hood-it » !
Tani ai « investuesi » në Rrjoll thotë se tokën ia ka blerë pronarit të ligjshëm dhe mund të bëjë çfarë të dojë me të. Dhe ky është problemi : toka ose shitet ose nuk shitet, ose i takon një njeriu ose është pronë kombëtare që as shitet dhe as blihet !
Zgjidhja ideale do të ishte që toka të mbetej publike, por ajo t’i jepej për punim përgjithmonë atij që e punonte. Edhe me të drejtë trashëgimie. Sepse siç u sanksionua edhe gjatë revolucionit borgjez francez të vitit 1789, toka nuk duhet më tu përkasë aristokratëve, kishave dhe manastireve, por atij që e punon : dmth ish bujkrobit.
Prandaj nevojitej edhe reforma agrare. Dhe ndofta në fillimvitet ’90 do të duhej të kryhej edhe një tjetër reformë agrare, përveç asaj gjysmake që kreu mbreti Zog dhe asaj radikale të Enver Hoxhës. Dhe sot nuk do të kishim pretendimet e pinjollëve të ish bejlerëve dhe çifligarëve që duan t’i kthejnë fshatarët përsëri në bujkrobër, çifçinj apo gjysmatarë.
Tani çdo kush që vjen nga jashtë, i mbushur me dollarë të fituar nga nxjerrja dhe shitja e naftës mund të blejë gjithë tokat që do në Shqipëri. Madje po të “nxehet” dhe zëmërohet mund të blejë edhe gjithë Shqipërinë! Prandaj demonstruesit thërrasin çdo ditë në bulevardin e madh se “Shqipëria është e jona. Ajo nuk është në shitje”.
Por Edi Rama, si i djathtë, si liberal, si naziskin që është, mendon ndryshe. Dhe ka të drejtë të mendojë si të dojë. Por për veten e tij, familjen e tij dhe shtëpinë e tij. Që të kuptohemi. Por kurrsesi jo për Shqipërinë. Se Shqipëria nuk i takon atij. Por u takon të gjithë shqiptarëve. Prandaj ai për çdo veprim që ndërmerr duhej duhet të këshillohej më parë me opnionin publik. Duhej të fliste hapur dhe të spjegonte së çfarë kishte ndërmend të bënte me pronën që u takon të gjithëve. Por ai u mbyll si kërmilli në guackën e tij, dhe vetëm pardje, kur ndjeu rrezikun e humbjes së pushtetit u “hap” për hereë të parë gjatë 2 vjetëve të fundit! Se një kryeministër nuk është pronar i pasurive të vendit, por veçse kujdestar, administrator i tyre.
Për vizionin ultraliberal dhe anti-atdhetar të Ramës Shqipëria është e të gjithëve, prandaj edhe mund të shitet dhe të blihet. Ajo i takon botës mbarë. Pra edhe bangladeshasve, filipinasve, palestinezëve apo pakistanezëve! Ky është qëndrimi globalist i tij. I botës pa kombe, pa shtete, pa kufinj, pa dyer e dritare, por vetëm si një treg i hapur ku mund të prodhosh ku të duash dhe të shesësh ku të mundësh!
Interesant ishte edhe muzika që ai vuri me rastin e festës së 35 vjetorit të Partisë Socialiste, një muzikë, në mos gaboj, e Skorpion-ësve, muzikë globale. Ndërsa manifestuesit vënë himnin kombëtar dhe këngët “Xhamadani vija vija” dhe “Rrjedh në këngë dhe ligjërime” të Vaçe Zelës. Pothuajse një himn kombëtar.
Atëhere nga këto dy vizione, kush është më i drejti?! Ai që Shqipëria me pasuritë e saj natyrale u takon të gjithë shqiptarëve, apo ai që thotë që Shqipërinë kush të dojë mund ta shesë copa copa?!
Nga Viron Gjymshana

Lini një koment