Sot ishte një ditë krejt e veçantë në kryeqytetin e Shqipërisë. Në të njëjtën ditë dhe të njëjtën orë, dhe pranë e pranë, u mbajtën dy tubime. Krejt të ndryshme në gjithçka. Me përjashtim të pjesëmarrjes. Ndërsa protesta e “flamingove” vazhdoi si në ditët e mëparshme, duke demaskuar 35 vite keqqeverisje, shitjen e Atdheut dhe faljen e pasurive kombëtare oligarkëve vendas dhe miliarderëve të huaj.
Padyshim që pritej me interesim se çfarë do thoshte sot në këtë ditë, (35 vjetori i Partisë Socialiste) kryeministri i vendit, i cili drejtonte tubimin e dytë. Dhe Edi Rama nuk i zhgënjeu mbështetësit dhe as kundërshtarët e tij.
Ajo që ra në sy është se për herë të parë ai u spjegua publikisht. Se deri më tani ai nuk kishte denjuar të spjegohej dhe të qartësonte se cili ishte vizioni i tij për të ardhmen e vendit dhe sidomos për Zvërnecin dhe Sazanin. Me oratorinë që nuk i mungon, ai shpalosi qëndrimin e tij, megjithëse edhe kësaj rradhe mashtroi dhe gënjeu.
Madje e filloi fjalimin me një demagogji të denjë për të, duke pohuar se « Edhe unë do të merrnja pjesë në këto manifestime nëqoftëse do të isha ushqyer me llumin e informacioneve dhe gënjeshtrave që derdhen nga rrjetet sociale” – pohoi ai. Që ndryshe do të thoshte se ata që manifestojnë janë njerëz budallenj dhe të mashtruar.
Fjalimi vazhdoi me një litani të gjatë se çfarë ai kishte bërë që kur mori pushtetin në vitin 2013! E vërteta është se Rama ka bërë edhe punë shumë të mira, sidomos kur e krahason me mënxyrën më të zezë që ka njohur ky vend – Sali Berishën. Dhe prandaj dhe është zgjedhur 4 herë me rradhë.
Por mllefi kundër Ramës është grumbulluar sidomos gjatë këtyre 2 vjetëve të fundit. Që kur fitoi 83 mandate majin e kaluar! Aq shumë i hypi vetja në qef saqë filloi të merakosej edhe për hallet e botës! Aq sa dita 7 dhe ai 8 ishte në avion. Duke u takuar me të mëdhenjtë e kësaj bote, saqë filloi edhe vetja t’i duket po aq i madh !
Dhe më në fund u kujtua edhe për partinë socialiste që e kishte shpërfillur që nga viti 2005, kur u bë për herë të parë kryetar i saj. Aq sa edhe flamurin e PS-së e ktheu në ngjyrë mavi dhe ia ndërroi edhe emrin Partisë Socialiste duke e quajtur « Rilindje » !
Por tani që po i lëkunden themelet e sundimit të tij të gjatë, u kujtua edhe për partinë që e ngriti atë person kaq lart. Madje pranoi se edhe ka gabuar dhe jo një herë ! Por gjithmonë për të mirën e Atdheut !
Por ai nuk foli fare se pse e ka mbushur qeverinë dhe parlamentin me tip Zeqine dhe Lenka Çuko?! Se pse zëvëndësit e tij (Ahmetaj dhe Balluku) si dhe Beqaj e kompani po ia kërkon SPAK-u të akuzuar për hajdutëri dhe korrupsion ?!
Siç edhe pritej një pjesë të madhe të fjalimit ai ia kushtoi investimeve në Zvërnec dhe Sazan. Taktika ishte ta relativizonte problemin, sikur gjoja për to nuk është marrë asnjë vendim, megjithëse negociatat rreth tyre po vazhdojnë prej 2 vjetësh. « Sazani dhe Zvërneci nuk shiten dhe as jepen me qera” – deklaroi ai.
Dhe pastaj vazhdoi me 4 miliardë dollarët që do u investoknn në vend! Kur dihet se në ata zona të mbyllura të gjitha paratë rrotullohen rreth hotelit dhe pronarit të saj. Një koleg e ka spjeguar gjërë e gjatë sot këtë problem në njërën nga të përditshmet e vendit. Se shqiptarët nuk fitojnë asgjë nga turizmi elitar.
Ndryshe shqiptarët deri më sot nuk kanë pasur akses as në plazhin e Durrësit, i zaptuar nga oligarkët vendas, jo më të kenë akses aty ku gjithçka do rrethohet me gardhe metalike apo nga deti si në Sazani!
Dhe padyshim ai nuk kishte se si të mos kapej edhe me armiqtë e jashtëm, si psh Irani, sipas tij armiku i vetëm! Vërtet. Nuk kemi armiq të tjerë?!
“Shqipëria duhet ta hapë portën” – u shpreh edhe një herë tjetër ai, duke iu kundërvënë përsëri parullës “Shqipëria e shqiptarëve”.
Dhe shihet se Ramës i përlqen t’i shkyejë kanatet e vendit të tij, që të hyjë derri dhe dosa me brekë dhe pa brekë. Në fakt Rama ka treguar se i pëlqen shumë lakuriqësia dhe prandaj edhe ka dale si derri pa brekë në plazhet e Francës.
Pas dy tubimeve kundërshtuese të mbajtura në Tiranë pyetja është: si do i vejë halli tani Shqipërisë?! Se vendi tani mund edhe të destabilizohet sipas shprehjes:”Pas meje – qameti u bëftë ». Rreziku është i madh.
Nga Viron Gjymshana

Lini një koment