Sot, e hënë 8 qershor, në bulevardin “Dëshmorët e kombit” në Tiranë u mbajt protesta e 9 kundër qeverisë Rama. Demonstrata që po ndiqen nga një numër i konsiderueshëm njerëzish. Për shkaqet e dhe arsyet e këtyre manifestimeve kemi shkruar në 4 artikujt e mëparshëm.
Por sot do të shkruajmë për përpjekjet e një grupi të caktuar njerëzish që po përpiqen me çdo kusht ta ndryshojnë rrjedhën e këtyre demonstrimeve paqësore. Ajo që bie në sy është se ky grup ka parullat e veta, si “Poshtë diktatura”, “Poshtë patronazhistët”, “Poshtë komunizmi” etj etj. Parulla të viteve 1990!
Edhe kur turma bërtet “Rama n’burg, Berisha n’burg” këta vazhdojnë avazin e tyre, saqë disa filluan të thërrisnin “Mos u përçani. Mos u përçani!”, Jo provokimeve. Jo provokimeve”!
Për fat të mirë shumica e demonstruesve duket se e kanë kuptuar këtë lojë dhe e iu janë kundërvënë këtyre të paguarve nga Salehu. Zëri i shumicës ishte më i fortë dhe i mbyste. Prandaj edhe “Thirrjet opozita ka mbaru. Ose opozita jemi ne” kanë mbushur sheshin.
Pra duket se deri më tani çakmaku i atyre që duan të “djegin” protestën nuk po ndez. Por ja pikërisht tani bëhet e ditur se ka pasur edhe një përplasje në nisje të protestës së zhvilluar para kryeministrisë mes qytetarëve dhe përfaqësuesve të FRPD-së. (të rinjve të partisë demokratike).
Qytetarët u kanë kërkuar përfaqësuesve të FRPD-së të largohen nga protesta, duke theksuar se nuk duan asnjë përfaqësim politik në tubim.
Prishja e kësaj proteste do të ishte kështu dhurata më e mirë që Berisha mund t’i bënte aleatit të tij, Që të dy të vazhdonin të patrazuar të mbeteshin në krye të politikës shqiptare. Por a janë të këtij mendimi protestuesit?!
E mërkura 10 qershor, data kur është mbledhur edhe kongresi i Prizrenit, do të jetë një ditë prove për qeverinë. Se bash në këtë ditë kujdestarët e protestës u kanë bërë thirrje të gjithë shqiptarëve nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe diaspora të mblidhen në Tiranë sa për të protestuar dhe njëkohësisht për të shprehur idealin e tyre për bashkimin kombëtar.
Nga Viron Gjymshana

Lini një koment