Një Neron në Shtëpinë e Bardhë!

       Njerëzimi gjatë këtyre 3 000 vjetëve të fundit është ndeshur shpesh herë gjatë historisë së tij me të çmendur të gjithfarëlloji. Si dhe me njerëz të ditur, shkencëtarë, fillozofë, mendimtarë, shpikës etj etj.

          Por ndonjëherë mbahen mend më shumë ata që kanë bërë keq sesa ata që e kanë çuar Njerëzimin përpara. Kështu psh pothuajse të gjithë kanë dëgjuar për Neronin, perandorin e Romês së lashtë. Të gjithë e dinë se ai dogji Romën, veçse se ashtu i tha truri i sëmurë. Madje flitet se ai luante në harpë ndërkohë që Roma digjej. Kjo ka ngjarë në vitin 64 të erës sonë.

       Por sot duket se po ndeshemi me një tjetër Neron, i cili nuk kërcënon të djegë një qytet, por një vend dhe një shtet të tërë prej 90 milionësh!

        Është e vërtetë se regjimi që sundon sot në Teheran është regjim diktatorial, që vret dhe masakron edhe shtetasit e tij. Siç kam shkruajtur edhe në një shkrim të para do kohëve mollahët e Iranit që sundojnë sot vendin me dorë të hekurt, u ngjajnë si 2 pika uji komunistëve të Shqipërisë së Enver Hoxhës. Njëri sundon në emër të Kuranit, tjetri në emër të Kapitalit !

       Por, pavarësisht nga të gjitha, askush nuk ka të drejtë të sulmojë një vend tjetër meqë ai qeveriset nga njerëz të urryer. Siç dihet në ditët e para të muajit janar të këtij viti popullsia e Teheranit u ngrit në protesta kundër regjimit duke kërkuar më shumë liri dhe kushte më të mira jetese. Revolta këto që u shtypën me gjak dhe dhunë. Dhe pikërisht në ato ditë presidenti amerikan u bëri thirrje kryengritësve të mbaheshin fort se ndihma amerikane po arrinte. Dhe vërtet më 28 shkurt Amerika bashkë me Izraelin filluan bomardimet ndaj Iranit.

       Por përballë rezistencës së paparashikuar të regjimit iranian, Trump po kërcënon tani se do ta kthejë Iranin në kohën e gurit, në rast se Teherani nuk lejon kalimin e lirshëm të mallrave në ngushticën e Hormuzit. Ultimatum që përfundon sot, e martë 7 prill, në ora 20 me orën e Europës, që i bie ora 2 e mëngjezit me atë të Uashingtonit.

          Për më shumë ai ka premtuar se në rast se kjo ngushticë nuk do hapet, ai do të shkatërrojë edhe të gjitha urat dhe centralet elektrike në vend !

       Diçka e çuditshme kur ti nga njëra anë i bën thirrje popullit të vazhdojë demonstrimet se « ndihma » po vjen dhe nga ana tjetër kërcënon që ta kthesh vendin në epokën e gurit !

      Dhe kulmi i kulmeve Trump tani po pretendon se në rast fitoreje, edhe nafta dhe gazi i Iranit i takokan atij ?!

        Pikërisht gjatë një konference për shtyp të dielën, Donald Trump, hodhi idenë që edhe Shtetet e Bashkuara të mund të vendosnin një tarifë për anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit.

        “Pse të mos e bëjmë? Ne jemi fituesit. Ne fituam. Dakord? Ata janë të mundur ushtarakisht”, tha Donald Trump, në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me planin e Iranit për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë ngushticën.

       Donald Trump, si një biznesmen i vërtetë, ngriti gjithashtu mundësinë edhe të konfiskimit edhe të naftës iraniane sapo të përfundojë konflikti. “Fituesi merr plaçkën”, deklaroi ai.

          “Fatkeqësisht, populli amerikan do të donte të na shihte të ktheheshim në shtëpi. Nëse do të varej nga unë, do ta sekuestroja naftën, do ta mbaja dhe do të fitoja shumë para”, përfundoi fjalën e tij, Donald Trump.

         Siç shihet,  këto ditët e fundit ky Neron modern e ka ashpërsuar tepër retorikën e tij kundër Iranit, duke përdorur një regjistër brutaliteti të paparë.. Këto deklarata dhe veprime ngrenë shumë pyetje si në lidhje me strategjinë e tij ashtu edhe me gjuhën që ai përdor. Por ndofta edhe për gjendjen e tij mendore !

       Siç dihet në këto sulme ndaj Iranit, Trump ka një aleat besnik : Izraelin. Madje ka qënë ky i fundit që e ka nxitur presidentin amerikan të sulmojë Iranin. I vetmi vend në rajon që i bën ende “karshillik”.

         Gjithë kjo retorikë, gjithë këto shkatërrime dhe bombardime, kanë tronditur sot botën mbarë. Por Trump duket se nuk do t’ia dijë!

        Vetëm 24 orë më parë vetë presidenti i Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian, Antonio Kosta, është shprehur se: me luftën në Iran që tani është në javën e saj të gjashtë dhe Ngushticën e Hormuzit që mbetet në zemër të tensioneve, po kalon koha për zgjidhje diplomatike për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm rajonal.Çdo shënjestër e infrastrukturës civile, veçanërisht e impianteve energjetike, është e paligjshme dhe e papranueshme. Kjo vlen edhe për luftën e zhvilluar nga Rusia në Ukrainë dhe kudo tjetër.“, shpjegoi Antonio Kosta. Po ashtu edhe kryetari i Kombeve të Bashkuara, Guterrez i ka tërhequr vëmendjen Trump-it që ta ndalë këtë luftë. Të njëjtën retorikë ka përdorur të dielën e pashkëve katolike edhe Papa I Romës.

       Ndërsa António Costa dënoi deklaratat e Donald Trump, ai ishte gjithashtu kritik edhe ndaj qeverisë iraniane:Bashkimi Evropian i kërkon Iranit që të ndërpresë menjëherë sulmet kundër vendeve në rajon dhe të rivendosë lirinë e plotë të lundrimit në Ngushticën e Hormuzit – deklaroi zyrtariiI latrtë europian.

        .Siç dihet, që nga fillimi i konfliktit më 28 shkurt, Irani ka bllokuar pjesën më të madhe të trafikut në Ngushticën e Hormuzit, gjë që po krijon tensione mbi furnizimin dhe një rritje të çmimeve të hidrokarbureve në mbarë botën.

        Por edhe në Amerikë po forcohen zërat që po shprehen hapur kundër presidentit Trump. Kështu psh studiuesit e një institucioni shkencor në Quebek të Kanadasë, kanë vërejtur se ai, Trump, është thellësisht një i sëmurë që ka humbur çdo ndjenjë realiteti.

         “ I mësuar prej kohësh me kamerat televizive, Trump jeton në një botë krejtësisht të ndryshme nga ajo e burrave dhe grave “të zakonshëm”. Nëse i kushtoni vëmendje mënyrës se si ai flet, asaj që thotë se dëshiron të bëjë, shpejt e kuptoni se ky njeri jeton përgjithmonë në një lloj të veçantë Metaversi ku ka vetëm avatarë (virtualë) të gjërave dhe qenieve të gjalla për të cilat, si President i Shteteve të Bashkuara, ai është përgjegjës.

         Kështu, pikërisht ditën kur një nga urdhrat e tij ekzekutiv shkaktoi vdekjen e qindra njerëzve, (në një shkollë fëmijësh në Teheran), ai jo vetëm që nuk kishte fjalë për të shprehur keqardhjen e tij për atë që kishte ndodhur, por shfrytëzoi rastin për të folur për sallën e vallëzimit që po ndërton në Shtëpinë e Bardhë.

          Një analizë e emaileve të tij në Truth Social dhe deklaratat që bëri këtë mbrëmje (6 prill 2026) në lidhje me planet e tij për Iranin nëse Ngushtica e Hormuzit nuk rihapet deri në orën 20:00 të pasdites saktësisht sot, zbulon se ky njeri është paksa i çmendur – pohojnë shkencëtarët kanadezë.

         Ndërsa njëra nga shoqatat psikiatrike amerikane e ka diagnostikuar atë me narcizim virulent që të prek edhe mendjen; megjithatë, kjo nuk mund të reduktohet në idiotësi të thjeshtë.

         Trump dominohet nga një sindromë e dokumentuar mirë nga analistët dhe historianët: ajo e burrave që nuk ndihen më të lidhur nga kufijtë dhe që e trajtojnë botën dhe banorët e saj si një lojë mendore Go- pohojnë ata.

       Pyetja atëherë është: Çfarë forcash mund të mobilizohen për të bllokuar atë që, çdo ditë, po sfidon gradualisht (përmes reklamave, bombave, deportimeve arbitrare ose arrestimeve të paligjshme) parimet themelore të demokracisë dhe lirivenë Amerikë dhe në botë?

        .Siç dihet, që nga fillimi i konfliktit më 28 shkurt, Irani ka bllokuar pjesën më të madhe të trafikut në Ngushticën e Hormuzit, gjë që po gjeneron tensione mbi furnizimin dhe një rritje të çmimeve të hidrokarbureve në mbarë botën.

                    Por nuk janë vetëm europianët që janë të shqetësuar pa masë nga veprimet e presidentit amerikan. Edhe njerëz dikur shumë të afërt me të, tani po e kritikojnë atë hapur.

         Një nga këto ështëe edhe përfaqësuesja e Kongresit Amerikan, Marjorie Taylor Greene. Dikur mbështetëse e pakushtëzuar e presidentit amerikan, ajo i cilësoi 3 ditë më parë veprimet e tij si një “çmenduri”. Ajo u bëri thirrje edhe anëtarëve të krishterë të adminstratës së Trum-it që të ndërhyjnë dhe t’i mbajnë dorën!

        Po ashtu Chuck Schumer, shef i pakicës demokrate në Senat, e ka cilësuar Trump-in si një i çmendur që duhet lidhur! Ndërsa senatori Chris Murphy mendon se sulmet e tij ndaj Iranit mund të konsiderohen si krime lufte.

        Ndryshe është i njohur rasti i  zyrtarit të lartë amerikan i antiterrorizmit, Joseph Kent, i cili njoftoi njoftoi dorëheqjen e tij para 2 javësh, në shenjë proteste ndaj luftës kundër Iranit, duke deklaruar se Republika Iraniane “nuk përbën asnjë kërcënim tëmenjëhershëm” përShtetet e Bashkuara.“Nuk mundem, me ndërgjegje të pastër, ta mbështes luftën që po zhvillohet aktualisht në Iran”, tha tashmë ish drejtori i Qendrës Kombëtare Kundër Terrorizmit, në letrën e tij të dorëheqjes drejtuar Presidentit Donald Trump. “Irani nuk përbënte asnjë kërcënim të menjëhershëm për kombin tonë dhe është e qartë se ne e nisëm këtë luftë nën presionin e Izraelit dhe lobit të tij të fuqishëm amerikan.” – pohoi ish zyrtari i lartë amerikan.

        Kjo ide, se kjo  luftë po ngjan veçse për interesat e Izraelit në rajon, dhe se  është Tel – Avivi që drejton sot Amerikën, po përhapet dhe shtrihet çdo ditë e më shumë edhe në shtresat e gjëra të popullit amerikan dhe më tej.

Nga Viron Gjymshana

Lini një koment