Numri i miliarderëve ka arritur këtë vit një tavan të ri dhe Elon Musk është përsëri më i pasuri nga të gjithë, sipas renditjes më të re të bërë të ditur nga Forbes, revista e specializuar e pasunarëve të botës.
Edhe këtë vit, 2026, Elon Musk është përsëri në krye të listës së njerëzve më të pasur në botë, me një pasuri neto marramendëse të vlerësuar në 839 miliardë dollarë, ose 721 miliardë euro !
Medaljet e argjendta dhe të bronzta në renditjen e Forbes shkojnë për bashkëthemeluesit e Google, Larry Page dhe Sergey Brin, me pasuri neto prej 257 miliardë dollarësh (221 miliardë euro) dhe 237 miliardë dollarësh (204 miliardë euro) përkatësisht.
Pjesa tjetër e 10 më të mirëve përfshijnë, sipas radhës, Jeff Bezos, Mark Zuckerberg, Larry Ellison, Bernard Arnault, Jensen Huang, Warren Buffett dhe Amancio Ortega.
Lista e 40-të vjetore e miliarderëve të Forbes mirëpret gjithashtu disa të rinj, përfshirë reperin Dr Dre (1 miliard dollarë, ose 860 milionë euro), këngëtaren Beyoncé (1 miliard dollarë) dhe legjendën e tenisit Roger Federer (1.1 miliard dollarë).
Në total, 390 miliarderë të rinj janë shfaqur në listën e famshme. Greg Abel me (1 miliard dollarë), ai njihet si pasardhësi i gurusë së tregut të aksioneve Warren Buffett si kreu i firmës së investimeve Berkshire Hathaway, gjithashtu bën debutimin e tij, si dhe Kimbal Musk, vëllai i Elon Musk, me 1.4 miliardë dollarë (1.2 miliardë euro). Ish-gruaja e Sergey Brin, nga ana e saj, grumbulloi një pasuri prej 1.4 miliardë dollarësh pas divorcit të saj nga themeluesi i Google.
Numri i miliarderëve në mbarë botën ka arritur një rekord prej 3.428 vetash. Pasuria e tyre e kombinuar arriti gjithashtu një kulm të ri prej 20.1 trilionë dollarësh ( 1 trilion = 1 miliard x 1 000).
Elon Musk pa pasurinë e tij të rritej më shumë se kushdo tjetër, me një fitim prej 497 miliardë dollarësh. Lei Jun, themeluesi i Xiaomi, nga ana tjetër, pësoi një humbje rekord prej 5.6 miliardë dollarësh (13.4 miliardë euro), duke e “ulur” pasurinë e tij totale në vetëm 27.9 miliardë dollarë!
Ndër faktet e tjera të rëndësishme të nxjerra në pah nga Forbes është rritja e jashtëzakonshme e pasurisë së manjatit të kriptomonedhave Changpeng Zhao, themeluesit të platformës së bursës Binance. Ai tani është më i pasur edhe se themeluesi i Microsoft, Bill Gates, me një pasuri prej 110 miliardë dollarësh. Megjithatë, gjashtë njerëzit më të pasur në botë mbeten, si do që të jetë, të gjithë amerikanë.
Ndërsa europiani më i pasur gjendet në vendin e shtatë. Ai është francezi Bernard Arnault, i cili, së bashku me familjen e tij, zotëron gati 171 miliardë dollarë (147 miliardë euro). Biznesmeni spanjoll Amancio Ortega, themelues i rrjetit të modës Zara, renditet edhe ai në 10 vendet e para të më të pasurve të botës me 148 miliardë dollarë.
Përpara tyre, njeriu më i fuqishëm i botës, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duket si “varfanjak” me “vetëm” 6.5 miliardë dollarë. Megjithatë pasuria e tij është rritur me 27% brenda një viti. Ky pasurim spjegohet kryesisht për shkak të investimeve të familjes së tij në sektorin e kriptomonedhave. Trump është kështu personi i 645-të më i pasur në botë.
Së fundmi, rrjeti televiziv “Sky News” thekson se, megjithëse burrat vazhdojnë të dominojë, këtë vit në këtë renditje shfaqen edhe 122 gra, me një pasuri prej 462 miliardë dollarësh të gjitha bashkë.
Gruaja më e pasur zë vendin e 14-të. Kjo është Alice Walton, trashëgimtare e pasurisë së Walmart, (super marketet e famshme në Amerikë) me një pasuri prej 134 miliardë dollarësh.
Globalisht, një numër rekord prej 3.428 personash shfaqen në listën e Forbes, 400 më shumë se vitin e kaluar. Siç thamë, renditja kryesohet nga Elon Musk (Tesla, SpaceX, X), pasuria e të cilit tani vlerësohet në 839 miliardë dollarë. Themeluesit e Google, Larry Page dhe Sergey Brin, plotësojnë treshen më të pasur në botë me përkatësisht 257 miliardë dollarë dhe 237 miliardë dollarë. Ata pasohen nga Jeff Bezos (Amazon, 224 miliardë dollarë) dhe Mark Zuckerberg (Facebook/Meta, 222 miliardë dollarë). Bill Gates (Microsoft), njeriu më i pasur në botë prej kohësh, renditet në vendin e 19-të me 108 miliardë dollarë. Për herë të parë, i gjithë 20 më i pasuria e vlerësuar është 100 miliardë dollarë ose më shumë, krahasuar me vetëm 15 më të pasurit vitin e kaluar. Së bashku, këta njëzet persona zotërojnë 3.8 trilionë dollarë, ose rreth një të pestën e pasurisë së 3.428 miliarderëve.
Te të sapoardhurit gjenden edhe emrat e legjendën së tenisit zviceran Roger Federer si dhe e regjisorit kanadez James Cameron (1.1 miliardë dollarë secili), si dhe reperin dhe producentin amerikan Dr. Dre dhe këngëtaren amerikane Beyoncé (1 miliard dollarë secili).
Miliarderja më e re në botë është brazilianja Amelie Voigt Trejes (1.1 miliardë dollarë), mbesa e një industrialisti të suksesshëm. Ajo është tre javë më e vogël se trashëgimtari gjerman Johannes von Baumbach (Boehringer Ingelheim, 6.6 miliardë dollarë), i cili u shfaq për herë të parë në listën e Forbes vitin e kaluar.
Këta janë njerëzit më të pasur të globit sot, disa prej të cilëve, në mos shumica e ka vënë këtë pasuri falë gjenisë dhe guximit të tyre. Falë inteligjencës së tyre bota sot ka ecur më përpara dhe është bërë edhe më e bukur.
Nga Viron Gjymshana

Lini një koment