Nuk thonë kot për politikën që asaj nuk mund t’i zësh besë . Tradhtia në të është gjëja më e zakonshme. Dhe këtij ligji ndërkombëtar nuk mund t’i shmangej as Shqipëria. Dhe sidomos Edi Rama d.v. që është i dalluar për triblime dhe kapërcime të paparashikuara.
Shenja e parë se Rama po tradhtonte miqtë e hershëm dhe po lidhej me aleatë të rinj u dha gjatë vizitës që i pari i qeverisë shqiptare zhvilloi në Izrael.
Gjatë asaj vizite u vu re një përulje e paparë e kryeministrit shqiptar ndaj drejtuesve të shtetit izraelit. Si shpërblim ai u prit në Uashington nga vetë Donald Trump. Pak javë më parë, ai kishte pritur me salltanetet e një kryetari shteti, vajzën e presidentit amerikan me dhëndrrin e tij izraelito/amerikan Jared Kushner. Dhe është pothuajse e sigurt se ai do i japë këtij të fundit me qera për 100 vjet ishullin e vetëm që zotëron vendi ynë, Sazanin.
Po këtu lind pyetja : përse dhëndrri i Trump nuk ia ka vënë syrin ndonjë ishulli grek, kur dihet që Greqia ka qindra ishuj, por i është sulur Sazanit ?!
Njëkohësisht Rama ka bërë edhe disa lëvizje në qeveri që tregojnë shumë. Së pari ai largoi nga detyra e ministres së jashtme, Eliza Spiropalin dhe vuri në këtë post një figurë sa të vjetër, aq edhe të konsumuar të politikës së jashtme shqiptare, Ferit Hoxhën !
Ky i fundit njihet si prodhim i Sali Berishës. Por kjo për Ramën nuk ka rëndësi. Rreth një muaj më parë ai emëroi po ashtu në një post të lartë qeveritar edhe Dashnor Sulën, një figurë e njohur e Partisë Demokratike!
Por ajo që e bën edhe më shqetësuese ndërrimin e “kuajve” në ministrinë e jashtme, ka të bëjë ndofta edhe me ndërrimin e kursit të këtij institucioni dhe të mbarë qeverisë.
Se Ferit Hoxha njihet edhe si një nga arkitektët dhe zbatuesit e marrëveshjes së dikurshme për faljen e detit Greqisë. Marrëveshje që u pezullua asokohe në minute e fundit nga Gjykata Kushtetuese.
Vendosja e Ferit Hoxhës në postin e kryediplomatit të vendit a mos vallë do të thotë që edhe Rama tani ka vendosur t’ia falë pjesën tonë të detit, Greqisë, për të rregulluar marrëdhëniet me Athinën?!
Aq më shumë kur dihet që Athina ka marrëdhënie tejet të veçanta edhe me Tel Avivin?! Aleanca e tyre, dhe kjo dihet nga të gjithë, është e drejtuar kundër Turqisë. Armiku shekullor i Greqisë, por edhe armiku aktual i izraelit. Sepse dihet se qeveria e Erdoganit është një mbrojtëse e vendosur e kauzës palestineze!
Njëkohësisht Edi Rama shkarkoi edhe nja dy ministra të tjerë, si psh atë të mbrojtjes, Vengu, dhe emëroi një të quajtur Nuri! Si nuk dihet se përse dhe për çfarë meritash vuri Vengun në këtë post, është po aq e paqartë përsëri se përse emëroi këtë Nurin në postin e ministrit të mbrojtjes.
Por ka disa zëra në Tiranë që pohojnë se ky Nuri na qënka pastor evangjelist, me demek si ata të Amerikës, që janë edhe mbështetësit më të zjartë dhe fanatikë të presidentit amerikan!
Ndërkohë miqësia e hershme strategjike me Erdoganin duket se është harruar. Ja pra një rrotullim 180 gradësh i Ramës. Ndryshe ai ka pasë qënë mik i madh edhe me Aleksin, djalin e bankierit dhe filantropit çifuto/hungarez Xhorxh Soros. Aq sa ishte i ftuar edhe në dasmën e tij. Siç mori pjesë para pak vitesh edhe në dasmën e vajzës së presidentit turk Erdogan!
A u takua ai me Aleks Soros tani që vizitoi Uashingtonin ?! Nuk e besoj. Ai ishte mik me të në kohën kur në Uashington qeveriste, Biden! Tani gjërat në kryeqytetin e Amerikês kanë ndryshuar.
Dhe ja tani Sazanin Jared Kushner-it, detin Athinës dhe flitet se ai u ka premtuar edhe italianëve ujin e lumit Shushicë, pasi jugu i Italisë vuan shumë nga thatësira !
A thirren këto gjëra si politikë e madhe apo si tradhti e madhe ?! Koha do ta tregojë. Deri më tani jemi veçse në fazën e hamëndjeve dhe spekullimeve.
Nga Viron Gjymshana

Lini një koment