Në qoftë se ka ndonjë libër ku të jenë përmbledhur të gjitha teoritë konspiracioniste dhe komplotiste të botës, ai është pa dyshim vepra e titulluar : »Protokolli i pleqve të mënçur të Sionit » ! Protokoll si protokolli i mbledhjeve që organizoheshin dikur në kohën e Enver Hoxhës ! Edhe ky protokoll thuhet se është në fakt përmbajtja e një mbledhjeje të organizuar nga elita e çifutërisë botërore në Sion të Zvicrës. Të paktën kështu shkruhet në këtë libër.
Për të cilin nuk as njihen autorët dhe as qëllimi i botimit të tij. E vërteta është se ky libër ngjalli aq kurreshtje aso kohe, saqë ai u përkthye në mbi 30 gjuhë që para Luftës së Dytë Botërore.
Shkurtimisht ky libër përshkohet nga ideja e një komploti botëror të elitave ndërkombëtare çifute për të vënë nën këmbë mbarë shoqërinë njerëzore.
Thuhet se kopja e parë e këtij libri është botuar në Rusi, por ka edhe argumenta të tjera që pohojnë se botimi i parë i tij mund të jetë hartuar në frëngjisht. Sidoqoftë prejardhja apo autorët e këtij libri famëkeq, i preferuar ndër të tjera, edhe nga Adolf Hitleri, përbën veçse një mister në listën e gjatë të të fshehtave të tij.
E çuditshmja është se ky libër i botuar para më shumë se një shekull më parë, vazhdon edhe sot të tërheqë lexues të shumtë. Pa asnjë dyshim se ai është i ndaluar tashmë të ribotohet, por në kohën e sotme të internetit atë mund ta¨gjesh dhe ta shkarkosh kollaj në shumë site të dark web-it.
Madje thuhet se nën ndikimin e tij mbarë komplotistët dhe konspiracionistët e kësaj bote ndjekin tashmë dhe vëzhgojnë me dyshim të gjitha takimet ndërkombëtare që elita politiko/financiare organizon sot në botë. Nën lentën e tyre gjenden sidomos pjesëmarrësit e takimeve të Forumit Ndêrkombëtar të Ekonomisë që mbahet pothuajse çdo vit në Davos të Zvicrës, atij të Bildenbergëve, të miliarderit filantrop hungarezo/çifut Xhorxh Soros, familjes së Rothschildërve etj etj.
Të gjitha këto dyshime e kanë zanafillën dhe bazën e tyre pikërisht në 24 kapitujt e “Protokollit të pleqve të mënçur të Sionit”.
Ky libër ndahet në dy pjesë kryesore. Në pjesën e parë përshkruhet strategjia dhe përpjekjet e këtyre konspiracionistëve çifutë për të rrëzuar rendin ekzistues. Për të arritur këtë qëllim, ata duhet të përdorin, pa asnjë dyshim, pushtetin e parasë. Por një tjetër taktikë është edhe përhapja e degjenerimit në masa, nxitja e revolucioneve dhe luftrave me qëllimin e vetëm që të vendosin sundimin e racës së tyre.
Sepse njerëzit, të lodhur dhe të tmerruar nga këto përmbysje dhe revolucione, nga mungesa e bukës dhe e sigurisë për jetën, do të shkojnë vetë atëhere dhe do të luten tek ata duke kërkuar qetësi dhe mbrojtje.
Në pjesën e dytë të librit përshkruhet se si do të jetë sundimi i racës çifute mbi të tjerët. Dhe aty bëhet kujdes të nënvizohet se nuk do të jetë domosdoshmërisht një sundim i dhunshëm dhe gjakatar. Përkundrazi. Aty mund të gjesh edhe disa ide të majta siç janë punësimi për të gjithë dhe vendosja e një diktature të begatisë dhe bollëkut! Por njëkohësisht aty nuk mungojnë edhe masat e egra ndëshkimore për të gjithë ata që nuk i binden këtij sundimi.
“Kur ne të kemi vendosur sundimin tonë, do t’i shtypim të gjithë ata që do guxojnë të na kundërvihen “ – nënvizohet në kapitullin e 15 të këtij protokolli.
Ky libër të sjell ndërmend dashur pa dashur romanin “Viti 1984” të Xhorxh Oruellit, ku gjithçka kontrollohej; deri edhe te mendimet e njerëzve. Por ne shqiptarët, nuk kemi pse shkojmë edhe aq larg. Ata që e kanë jetuar kohën e diktaturës së Enver Hoxhës e kujtojnë shumë mirë politikën e ndjekjes dhe vëzhgimit të mbarë popullatës, nga Sigurimi famëkeq i asaj kohe. Apo edhe punësimin për të gjithë! Veçse begatia nuk u arrit kurrë nën atë sistem.
“ Edhe pak durim dhe revoltat, revolucionet dhe shkatërrimet do ndjekin njëra – tjetrën” – shkruhet po ashtu në kapitullin e tretë të “Protokollit”.
Dhe këto parashikime, të botuara së pari në rusisht që në vitin 1905, pothuajse u realizuan të tëra. Lufta e parë botërore, shkatërrimi i perandorisë austro-hungareze, revolucioni rus i vitit 1917 e zhytën vërtet botën në kaos.
“Të tjerët, pra ata që nuk janë çifutë, janë një tufë delesh, por ne ebrejtë jemi ujqërit”, shkruhet në kapitullin e 11-të të librit. E vërteta është se në këtë libër janë përmbledhur të gjitha steriotipet negative që kanë qarkulluar që nga mesjeta e hershme kundër çifutëve. Sipas së cilave, ata pra çifutët, përbëjnë një racë më vete, një lloj lobi bankierësh dhe financierësh, që ka si synim të vendosë gjithë botën nën këmbët e tyre.
Për çudi, personalitete të njohura të asaj kohe, por edhe të kohës së sotme, si psh politikani britanik Uinston Çurçill apo edhe krijuesi i perandorisë së makinave “Ford”, Henry Ford d.v. e besuan përmbajtjen e këtij libri. Ndërsa sot një këngëtar si Kaney West, ish bashkëshorti i manekines dhe play-girl, Kim Kardashian, por edhe njeriu më i pasur i botës, Elon Musk, mendohet se i besojnë akoma përmbajtjes së këtij libri.
Madje Henry Ford, mik i Hitlerit, vajti edhe më larg. Ai shkruajti vetë dhe botoi edhe romanin « Çifuti ndërkombëtar” që pati një shtrirje dhe jehonë të madhe atëhere nëpër botë.
Dhe meqë që në atë kohë ishin hedhur dyshime rreth vërtetësisë së përmbajtjes së “Protokollit”, pronari i Ford-it u shpreh: “Unë e besoj vërtetësinë e këtij libri, pasi gjithçka në kohën e sotme po ngjan pikërisht siç është përshkruar aty. Financierët dhe bankierët ndërkombëtarë po qëndrojnë pas çdo lufte! Ata përbëjnë thjesht çifutërinë ndërkombëtare”!
Ndërsa Hitleri shtoi: Është apo nuk është i vërtetë ai libër, një fakt ekziston me të vërtetë – se çifutët sillen pikërisht siç shkruhet në atë vepër !
Kjo është edhe arsyeja që në Gjermaninë e viteve 1920 “Protokolli” u shtyp dhe u rishtyp në qindra mijëra kopje. Madje vetë nazistët u mbështetën në të për të zhdukur 6 milionë çifutë.
Fatkeqësisht e njëjta politikë vazhdon edhe sot. Një pjesë e atentateve antisemite të ngjara gjatë këtij shekulli, si psh ai kundër sinagogës në Pittsburgh të Pensilvanisë më 2018, apo ai në Hallë të Gjermanisë më 2019, e kanë bazën pikërisht në përmbajtjen e këtij libri.
“ Është natyra vetë që na ka paracaktuar për të sunduar botën mbarë” – theksohet kapitullin e 20 të këtij libri, që është botuar në të gjitha kontinentet. Sepse në të nuk flitet vetëm për Europën, por po ashtu edhe për Amerikën, Kinën dhe deri edhe për Japoninë!
Një temë e rëndësishme në “Protokollin e Sionit” përbën edhe ajo e një qeverie qëndrore botërore. E një bote pa kombe dhe shtete, por e transformuar në një treg të madh. Fakti që kjo ide, që sot njihet ndryshe edhe si globalizëm, përkrahet edhe nga Xhorxh Soros apo nga ebreu francez Zhak Attali, i ka shtuar dyshimet e antisemitëve se një plan i tillë, pra i sundimit të botës nga lobi çifut, ekzistoka me të vërtetë!
“Dhe për të penguar masat që të mendojnë, ne do ta çvendosim vëmendjen e tyre drejt lojërave, zbavitjeve dhe pasioneve” – nënvizohet gjithmonë në kapitullin e 20-të.
Dhe çuditërisht edhe në Shqipëri, megjithëse pakkush e ka lexuar këtë libër, televizione të njohura i hutojnë njerëzit me emisione si Big Brother, Për puthen, Portokallia etj etj!
Si përfundim mund të thuhet se askush nuk e di sot me siguri nëse një takim i pleqve të mënçur të Sionit ka ngjarë apo jo. Por ajo që dihet mirë është që Teodor Herzl, një intelektual i njohur hebre, krijoi legalisht në vitin 1897, pikërisht në Bale të Zvicrës, Organizatën Botërore Sioniste, e cila kishte për mision krijimin e një shteti izraelit për mbarë diasporën çifute në botë.
Ideja e tij bëri shpejt për vete të gjitha organizatat e atëhershme çifute në botë, siç ishte psh ajo e « Dashnorëve të Sionit » e udhëhequr nga Leon Pinsker.. Përfundimisht projekti i Herzl për krijimin e shtetit izraelit u realizua në vitin 1948.
Nga Viron Gjymshana

Lini një koment