Edi Rama i kaloi 12 vite në pushtet. Dhe me shumë gjasa do të qeverisë i patrazuar deri në vitin 2029. Pastaj nuk i dihet. Ndërkohë që në Shqipëri kanë plasur 2 debate. Njëri mbi barazinë gjinore(!), ndryshe barazinë burrë – grua dhe tjetri pas akuzave ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila akuzohet nga SPAK për korrupsion.
Në Shqipëri një shumicë e madhe njerëzish janë krejtësisht kundër ligjit mbi barazinë gjinore, që sipas tyre, shkatërron tabanin familjar. Dhe me të vërtetë tashmë shtrohet pyetja: Si spjegohet hartimi i këtij ligji, kur dihet se burrat dhe gratë shqiptare kanë gëzuar barazi të plotë që nga vitet ’70 të shekullit të kaluar?!
Disa të tjerë pohojnë se ky gjasme ligj i ri mëton të legalizojë marrëdhëniet homoseksuale të burrit me burrë. Sali Berisha, duke përfituar nga ky rast, ka deklaruar (me të drejtë): Çfarë janë këto terma: “standarde të përkatësisë së shumëfishtë gjinore”, të “gjinisë në diversitet të gjerë, përveç asaj binare”?! etj etj.
Që kur është krijuar Njeriu kanë ekzistuar dy gjini dhe dy identitete gjinore. Që përbëjnë 99 për qind të njerëzimit. Po 1 përqindëshi?! Ndryshe po tranvestitët kujt identiteti i takojnë?! Po Elton Xhon, që thonë se është ndarë me “burrin” e tij pas shumë viteve “martesë” kujt gjinie dhe identiteti i takon?!
Kësaj i thonë që ndryshe lind dhe ndryshe ndjehesh! Si duhen përkufizuar atëhere këta njerëz?! Çuditërisht ky debat në shoqërinë shqiptare u ngjit papritur deri në nivelet e larta të Komisionit Europian. Marta Kos, komisionere për zgjerimin, e akuzoi Berishën se ai ka fyer ambasadorin e BE-së në Tiranë, Gonzato, (një homoseksual i deklaruar) kur është shprehur: “Ne respektojmë identitetin tënd seksual, por mos i fut hundët në problemet e shoqërisë shqiptare”.
Ndërkohë që ligj kaloi mbrëmë vonë i aprovuar nga shumica e Partisë Socialiste dhe i kundërshtuar nga opozita.
Problemi i dytë ka të bëjë me zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Ajo si ministre edhe e punëve botore dhe infrastrukturës ka shumë para në kompetencë. Korrupsioni, sipas SPAK-ut, ka të bëjë me ndërtimin e tunelit të Llogorasë. Një vepër e nevojshme që shkurton shumë rrugën e rrezikshme që më parë kalonte nga qafa e Llogorasë dhe zbriste deri në Dhërmi e tutje.
Përsa i takon ndërtimit të këtij tuneli bëhet fjalë për 30 milionë euro të përvetësuara. Nga Balluku?! Vetëm për vete apo i ka ndarë me të tjerë?! Se thuhet se Balluku me Ramën kanë qënë së bashku në Turqi, një ditë para se të merrej vendimi për dhënien e këtij tenderi firmës turke!
Me sa shihet problemet e korrupsionit në Shqipëri nuk do mbarojnë kurrë. Për Berishën psh flitet se i ka dhënë 6 milionë euro një firme lobimi në Amerikë për të hequr “non gratën”! Dhe 1.4 milionë të tjera drejtuesit të tij të fushatës së shkuar zgjedhore LaCivita!
Nga dalin gjithë këto para?! Përgjigja është e thjeshtë: Nga shitja e Shqipërisë, e pasurive të saj nëntokësore dhe mbitokësore. Nga privatizmi i minierave të kromit, bakrit, nikelit, naftës, burimeve ujore, drusore etj etj. Pra ajo që ka qënë publike, shtetërore e gjithë popullit, tani me ndihmën e Berishës dhe Ramës ka kaluar në dorën e privatëve, tip Bankers, Kastrati etj etj.
Ramës po i bëhet i dyti rast kur zëvendësit e tij, që ai i ka zgjedhur me dorën e vet, i dalin hajdutë dhe të korruptuar. I pari zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj i arratisur tash në Zvicër! Pa folur këtu për ministra! Një tjetër kryeministër do të kishte dhënë këtu 10 herë dorëheqjen. Por Rama nuk dëgjon nga ai vesh. “Nuk kam faj unë që ia kam varur ujkut mëlçitë në qafë! Faji është i ujkut”! – është përgjigja e tij.
Dhe kështu Shqipëria ndihet e bllokuar. Dhe shqiptarët të hutuar dhe të pa shpresë. Politika merret me barazitë gjinore, probleme të zgjidhura me kohë e vakt dhe nuk merret me luftën kundër korrupsionit! Nuk merret me vrasjet në bulevard dhe Gërdec! Kësaj i thonë ngelje në llucë.
Sepse nuk ka alternativë. Prandaj Rama dhe Berisha bëjnë qejf. Të dy kujdesen që të mos u dalin rivalë. Sa në parti aq edhe në rang kombëtar. Kësaj i thonë” bir selman i nënës kë të qaj më parë”! Si mund të zgjedhësh një vrasës si Berisha si alternativë ndaj Ramës! Treçereku i popullit nuk do jetë dakord.
Prandaj del si detyrë përparësore krijimi i një poli të tretë. E një partie apo individi që jep shpresa se pasuritë e shqiptarëve nuk do u falen oligarkëve. Se do bëhet drejtësi. Se shqiptarët nuk do humbasin kohë me “barazitë gjinore”, por do merren me problemet e mirëqënies, të rendit, arsimit, shëndetësisë që po i rrjep, kulturës, edukatës etj etj.
Shkurt Shqipëria sot ka nevojë për një Zohran Mamdan
Nga Viron Gjymshana

Lini një koment