Të krështerë e myslimanë,
Tek i shkreti Negovan
E gjithku në Shqipëri
Mbajnë lip e rrijnë ndë zi
Cilido si për një bir
Çë la jetën me pa-hir
Cilido si për njê vlla
Çë nga grekërit u vra
Jo në luftë e jo për ftesë*
Po ndë fshehie e me tê pabesë
Jo te sheshi i burrëris
Por te prita e kusaris
Se çë faj po ka shqiptari
E nd’ Athinë e te Fanari ?
Fol o Marko Sulioti
O Xhavellë, o Kondurioti
Thoni o trima tê Arbëris
Çë lirinë i dhat Greqisë
Se çë faj po ka shqiptari
E nd’ Athinë e te Fanari ?
Thoni ju e ta xënjë gjithë bota
Se po duallën gjith të kota,
Trimërit e gjaku i juaj
Çu munduat për ca të huaj
Thoni se edhe për të vrar
Papa Kriston të pa-gjar*
se punonte si Shqiptar,
Jo për rrogë dhe jo për ar
…
- Ftesë : – faj
- Pa-gjar : – i pashoq

Lini një koment