Nën sundimin e tij Shqipëria ka përjetuar kohët e saj më të zeza

        Shqipëria, gjatë gjithë historisë së saj, ka njohur shumë figura të errta, që pa asnjë pikë brerje ndërgjegjeje i kanë shkaktuar vendit dëme të pamatëshme. Mjafton të kujtojmë këtu Esad Pashë Toptanin, apo edhe ata që e pranuan pushtimin fashist me lule, si Koliqi me shokë.

      Por këta personazhe famëkeqe i takojnë tani historisë. Por e keqja është se një tjetër Esat Pashë e ka dëmtuar dhe vazhdon ta dëmtojë rëndshëm Shqipërinë edhe këto 34 vitet e fundit. Dhe ju e keni kuptuar se për kë e kam fjalën.

      Që kur ai e ndjeu se pushteti po i buzëqeshte, bëri çmos të turbullonte sa më shumë jetën politiko /sociale në vend, vetëm e vetëm që të merrte pushtetin.

      Ishin vitet 1990 – 1992. Momenti kur koha kërkonte ndryshime rrënjësore . Ose më mirë të themi përmirësime radikale. Disa do të thojnë se kishte ardhur koha e përmbysjes së madhe. Dakort.

     Duhej përmbysur sistemi politik. Dhe duhej transformuar ai ekonomik. Në fakt sistemi politik u përmbys që kur u lejua pluralizmi politik. Dhe kjo nismë u mor nga ish-presidenti komunist, Ramiz Alia, i cili madje i pyeti studentët e dhjetorit se përse ata nuk po formonin një parti politike, në vend të një organizate tjetër rinie, siç po kërkohej nga këta të fundit!

      Reformat e gjithanshme që kishte ndërmarrë Ramiz Alia, megjithëse tepër të vonuara, e kishin hedhur poshtë tashmë praktikisht sundimin e Partisë së Punës në jetën e vendit.

     Por tragjedia e vërtetë nisi kur ish-komunisti gjasme i përbetuar për besnikëri ndaj idealit komunist dhe miku i djalit të diktatorit Hoxha, mori pushtetin.

       Pikërisht në atë kohë nisi edhe një revansh i pakuptimtë. Një lloj vetëvrasjeje, sidomos në fushën ekonomike. U shkatërrua, u grabit, u përvetësua, u shit për një kopek e gjithë pasuria kombëtare e shqiptarëve! Në emër të „çekut të bardhë“! Se do vinte bota t’i ndërtonte fabrikat, uzinat, kombinatet, etj etj më të mira dhe më të bukura se ato që ishin dhe që po shkatërroheshin. Duke u hequr deri edhe pllakat e dyshemesë.

      Në fakt shqiptarët ishin mashtruar rëndshëm. Dhe për më shumë ishin mësuar keq deri atëhere. Me ndihmat që u kishin ardhur pa kursim nga ish-Bashkimi Sovjetik dhe nga Kina e kohës së Mao Ce Dunit.

       Dhe mendonin se e njëjta gjë do ndodhet edhe me Perëndimin. Prandaj edhe ulurinin kur sekretari amerikan i shtetit mbajti një fjalim në qendër të Tiranës, duke i thirrur :“Hudhe qesen, hudhe qesen“! Por u zhgënjyen keq në budallallikun dhe injorancën e tyre.   Perëndimi iu tha: Ne një herë të japim një peshk dhe herën tjetër të mësojmë se si zihet peshku! Dhe kishte plotësisht të drejtë. Problemi qëndronte te idiotësia e shqiptarëve, që nuk e dinin se pasuria në Perëndim ishte vënë me punë dhe djersë të pafundme.

        Dhe erdhi dita që mbi 400 fabrika, uzina dhe kombinate u rrafshuan për tokë. Aq sa dukej sikur ishte bombarduar i gjithë vendi, siç po bombardohet sot Ukraina apo Gaza! Por jo. Shqiptarët e prenë me duart e tyre degën e pemës ku ishin ulur. Dhe pastaj nisën emigrimet e pafundme.

       Por kjo ishte gjysma e së keqes. Gjysma tjetër ishte lindja dhe ngjallja e krimit të organizuar. Keqbërës të rëndomtë, të futur në burg në kohën e Enverit, dolën nga burgu. Dhe bënë atë që dinin të bënin më mirë: vrasje, grabitje, rrëmbime.

      Dhe kështu ngjau që prindërit kishin frikë t’i çonin vajzat e tyre në gjimnaz, pasi mund të grabiteshin në mes të rrugës dhe të çoheshin përdhunisht në Graqi apo Itali si prostituta. Në rast se nuk i çonin duke i mashtruar se do punonin kameriere, apo se do martoheshin me bandillin mashtrues.

       Dhe deri në 1997-tên në Shqipëri nuk dëgjonje gjë tjetër veçse mallkime ndaj sistemit të kaluar. Dhe kush kishte mend dhe guxim të pyeste se përse po shkatërrohej vendi gjoja në emër të antikomunizmit(?!) atij ia mbyllnin gojën menjëherë.

         Ishte koha kur prodhimi kombëtar zbriti në zero. Kur rendi mbeti vetëm si emër. Kur droga e njohur atëhere veçse si emër po kultivohej dhe po përdorej në vend. Aq sa « republika e pavarur e Lazaratit » mori nam edhe jashtë vendit ! Njerëzit u zhgënjyen keqas. Shumica dërrmuese dëshironin vërtet dhënien fund të sistemi komunist, por kurrsesi zëvendësimin e ligjit të diktaturës nga ligji i xhunglës.

       Dhe prandaj i treguan brrylin regjimit të ri gjatë zgjedhjeve lokale dhe referendumit që u zhvilluan menjëherë pasi Partia Demokratike erdhi në pushtet. Si pasojë ngjau vjedhja e zgjedhjeve të para pluraliste të organizuara nga partia demokratike në maj të vitit 1996. Që u dënuan sa nga i gjithë opinionin publik vendas, por po aq edhe nga ai ndërkombëtar.

        Dhe një gabim sjell tjetrin, një gënjeshtër mbulohet nga një gënjeshtër dhe kêshtu me rradhê.  Dhe për të përballuar zëmërimin e brendshëm dhe dëshpërimin e jashtëm, regjimi i asaj kohe nuk gjeti gjë më të mirë se lejimin e skemave piramidale të Ponzit.  Falimentimi i këtyre firmave mashtruese solli pastaj edhe shkatërrimin total të vendit. Nuk ngeli më gur mbi gur.

      Më 2007 regjimi u bë nuse për herë të dytë. Por huqi del pas shpirtit – thotë populli. Atëbotë filloi edhe etja për tu pasuruar. Me çdo mjet dhe mënyrë. Krimi nga poshtë, pushteti nga lart. Shqipërisë i kishin ngelur ende disa copa mishi që zhgabat nuk ngurruan t’ia kollofitnin. Si psh materialet ushtarake të mbetura që nga koha e komunizmit, që nuk ishin shkatërruar ende nga tërbimi populloro/anarkist i vitit 1997 !

        Për rrëmbimin e llokmave të fundit u kujdes vetë djali i kryeministrit të kohës. Dhe ngjau Gërdeci. Me 26 të vrarë. Pastaj i erdhi rradha  « atij Çimit që ofronte 700 000 euro » ! Dhe edhe një herë tjetër zëmërimi popullor u ndez. Dhe u « shuajt » me 4 të vrarë në mes të bulevardit. Se kishin guxuar të vinin në dyshim sundimin e padishahut !

       E di që disa shejtan/ budallenj do të thonë se “padishahu” përmbysi komunizmin dhe na solli lirinë ! Që të mendosh kështu do të thotë që të kesh tru edhe më pak se trumcaku. Jo studentët dhe PD-ja, por edhe një parti pionerësh të ishte krijuar atëhere, apo le të themi një parti ekologjike, do të kishte fituar edhe më thellë seç fitoi Partia Demokratike më 21 mars 1992. Se njerëzve u kishte ardhur mu në majë të hundës nga shtypja dhe varfëria, sidomos gjatë viteve të fundit të ish-sistemit që po jepte shpirt.

       Dhe paturpësia më e madhe është që shkaktari i gjithë këtyre mënxyrave që nga viti 1992 dhe deri më sot, pretendon të rivijë përsëri në pushtet ! Dhe kur ?! Pikërisht ditën e festimit të 112 vjetorit të pavarësisë, pas një viti i mbyllur në kuvli, ai pati paturpësinë të pretendojë se do rikthehet në pushtet dhe do rrëzojë narko-shtetin !

        Çfarë çmëndurie e pabesueshme. Ky person që i ka shkaktuar kaq plagë vendit, o është i sëmurë rëndë psiqikisht ose është djalli vetë. Ndryshe nuk ka si spjegohet. Nuk ka si kuptohet që ky monstër të ëndërrojë të rivijë në pushtet.

          Ndofta edhe ai e di mirë që nuk fiton dot më kurrë, por i përdor këto pretendime, këto bindje « të sigurta » se do fitojë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, veçse si pretekst që të vazhdojë destabilizimin e vendit. Siç bën sa herë mbetet pa pushtet.

        Shqipëria sot nuk është kthyer as në Zvicër dhe as në Danimarkë. Por është kthyer dhe po vazhdon të kthehet në një vend normal. Me 1000 probleme ende të pazgjidhura, por me një kahje pozitive drejt normalizimit si shtet, si popull, si vend.

       Fatmirësisht nuk kemi më në krye të vendit një nevrastenik që ta bën fytyrën më keq se sholla e këpucës. Nuk kemi më vjedhje të thesarit në Krrabë. Nuk kemi më pasiguri dhe vrasje politike. Kemi një ecje përpara graduale. Kemi një zbukurim të vendit, një shtim të paparë të turizmit, një rritje të namit si vend i bukur dhe i sigurt.

         Dhe kur një personalitet  i ndjerë, me emër në botën mbarë, pohoi rreth një vit më parë, se Shqipëria po jeton sot kohët e saj më të mira, kush mund të jenë ata maskarenj apo budallenj që do të votojnë përsëri për përbindëshin nga Viçidoli ?!

Nga Viron Gjymshana

Lini një koment