Mediat perëndimore i bëjnë një jehonë të paparë idesë të krijimit të një shteti bektashi në Tiranë

     

 Nuk ka ngelur media në Perëndim që nuk ka trajtuar, komentuar dhe shpërndarë këto 2 ditë lajmin e krijimit të një shteti të ri dhe të veçantë fetar në Tiranë     

        Një « Vatikan mysliman » në Shqipëri, e titullon shkrimin e saj „Le Courrier International ». Ai do të ketë një të katërtën e sipërfaqes së Vatikanit – bën të ditur e përjavshmja franceze.

        ABC – Breaking News : Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur një plan të tij për të transformuar selinë botërore të sektit bektashi në një shtet të pavarur – njofton media amerikane.

       Shqipëria ka në plan krijimin e një mikroshteti sufi në Tiranë, lajmëron po ashtu “France 24”.

       Këtë njoftim e ka shpërndarë edhe media arabe në gjuhën angleze “Al Arabia”. 

         «Shqipëria gati të krijojë një minishtet mysliman bektashi, me një sipërfaqe prej 0.11 km² » vëren nga ana e saj « La Voix du Nord ».

        Minoriteti shiit i bektashinjve do të ketë së shpejti kufijtë e tij legalë brenda kryeqytetit të Shqipërisë, bën të ditur « Le Huffington Post »

     « Një Vatikan mysliman për vëllazërinë sufite të bektashinjve » –  vë në dukje  rrjeti televiziv « CNews »

     Ndërsa media elektronike  » 20 minutes »  nënvizon: « alkoli i lejuar, ferexheja dhe shamia jo të detyrueshme », – ky është sekti bektashi që do ketë minishtetin e vet në Tiranë

      « Shqipëria nxjerr në pah një islam të moderuar që do të ketë « shtetin » e tij në Tiranë, – vëren nga ana e saj media italiane « Futuro Prossimo »

        Po kështu mediat e mirënjohura „Euronews“, „Le Figaro », « La croix » i kanë kushtuar artikuj të veçantë këtij lajmi shpërndarë së pari nga media amerikane « New York Times » gjatë një interviste eskluzive që ajo zhvilloi me kryeministrin Edi Rama.

         Edhe enciklopedia digjitale « Wikipedia » i ka kushtuar një informacion të hollësishëm kësaj nisme të paparë deri më sot. Njoftim i shoqëruar edhe me foton e selisë bektashiane në Tiranë si dhe me flamurin e saj të veçantë.

        Ja se çfarë shkruan ajo : « Shteti Sovran i Rendit Bektashi është një mikroshtet evropian, tërësisht pa dalje në det në qytetin e Tiranës, kryeqyteti i Shqipërisë. E ideuar sipas modelit të Vatikanit për të qenë mbështetja territoriale e bektashinjve, një rend fetar egzoterik i sufizmit, ai do të bëhet vendi më i vogël në botë kur të shpallet autonom.

          Kompleksi i Tiranës përbën një territor bektashian që ndodhet në rrethet lindore të kryeqytetit. Fillimisht kjo sipërfaqe mbulonte 0,36 km², por ajo u pakësua me dy të tretat gjatë regjimit të diktatorit komunist shqiptar Enver Hoxha, kur aty u ndërtuan magazina. Pas rënies së komunizmit në 1991, territori i Urdhërit pësoi humbje të mëtejshme, kur ndërmarrësit privatë të pasurive të paluajtshme ngritën ndërtesa pa leje, duke cenuar më tej domenin e këtij sekti.

           Sot, kompleksi strehon selinë botërore të Urdhërit Bektashi, si dhe disa struktura fetare dhe kulturore, si mauzoleume, një bibliotekë, arkiva dhe një muze kushtuar historisë dhe traditave të Urdhërit. Lokali është gjithashtu një vend lutjeje dhe një qendër pelegrinazhi për adhuruesit bektashinj nga e gjithë bota ».

        Më pas enciklopedia botërore spjegon origjinën e këtij sekti dhe transferimin e tij që para 100 vitesh në Tiranë.

         «Urdhëri u themelua në shekullin e 13-të në Anadoll, nën Perandorinë Osmane. Në shekullin e 20-të, ai u ndalua nga Mustafa Kemal Atatürk, themeluesi dhe presidenti i parë i Republikës së Turqisë, dhe u zhvendos në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë.

         Dhe këto ditë kryeministri shqiptar Edi Rama shpalli planin për krijimin e shtetit sovran të Urdhërit Bektashi. Ky gjest synon të tregojë tolerancën fetare të vendit dhe të promovojë një vizion më pozitiv të Islamit ndërkombëtarisht, – nënvizon me plot të drejtë Wikipedia.

     Sipas njoftimit, një ekip ekspertësh ligjorë do të fillojë hartimin e legjislacionit që do të përcaktojë statusin sovran të shtetit të ri, i cili do të duhet të marrë miratimin e Parlamentit për të lejuar krijimin e tij zyrtar”- njofton Wikipedia.

       Është një listë e gjatë mediash botërore që kanë shkruar dhe komentuar këto 2 ditê rreth këtij propozimi të kreut të qeverisë shqiptare.

Nga mbi 40 të tilla u zgjodhën ato më të veçantat.

v.gj.

Lini një koment