Sazani, margaritari shqiptar që Ivanka Trump dëshiron ta shndërrojë në një bunker për milionerët

        Pothuajse të gjitha agjencitë më në zë të lajmeve kanë botuar këto ditë shkrime mbi ishullin e Sazanit dhe interesin që ka treguar për të vajza e Donald Trump-it, Ivanka, dhe dhëndrri i tij, Jared Kushner. Shkrimi i mëposhtëm është botuar nga agjencia franceze e lajmeve AFP dhe është shoqëruar edhe me disa fotografi të bukura rreth zonave turistike të Shqipërisë.

**************************************************************************

        Benito Musolini e deshi dhe aty ndërtoi një shtëpi, Enver Hoxha e bëri bazë ushtarake të shkëputur nga bota. Sot, Ivanka Trump dëshiron ta shndërrojë ishullin shqiptar të Sazanit në një bunker për milionerët, me vila luksoze dhe pamje që lënë pa frymë.

       Është një copëz historie që vajza e Donald Trump po përgatitet ta transformojë – me bekimin e qeverisë shqiptare e cila e ka bërë turizmin gur themeli të zhvillimit të vendit. Nëse sheh dritën e diellit, projekti do të përbëhet nga disa dhjetëra vila të ngritura në shkëmbinjtë e Sazanit. Ende nevojiten disa autorizime, por në bregdet po flasim për një marrëveshje tashmë të nënshkruar.

        “Mezi presim që kjo të fillojë sepse shkakton reaksione zinxhir për ekonominë e qytetit,” thotë kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha, përgjatë një shëtitoreje ku hotelet janë ngritur që kur Shqipëria u bë destinacioni i ri turistik në modë në këtë anë të Mesdheut. Një milion turistë zbarkuan në Tiranë në korrik.

        Në Sazan nuk ka dyqane me furnizime plazhi apo restorante me menu shumëgjuhëshe. Tani për tani, nuk ka asgjë. Fiq të egër, manaferrasa të ha syri, pisha të gjelbra të ndezura dhe uji i kaltër. Në mes të këtij Kopështi të Edenit pa ujë dhe pa energji elektrike,  gjen mijëra bunkerë, si dhe mbetje ndërtesash të mbuluara nga bimët dhe kënga shurdhuese e gjinkallave.

        Këto rrënoja janë gjithçka që kanë mbetur nga banesat e mijëra ushtarëve të vendosur këtu gjatë diktaturës socialiste të Enver Hoxhës, një nga më të ashpërat, më të mbyllurat dhe paranojake në botë. Në këto 5,7 kilometra katrorë, jetonin familjet e oficerëve me gra e fëmijë. Kishte po ashtu një kinema, një shkollë, një spital dhe furnizime ushqimore sa për t’i mbajtur të shkëputur nga bota për gjashtë muaj, ndërsa pjesës tjetër të Shqipërisë i mungonte gjithçka.  

          Ylli Mecaj, 78 vjeç, ishte një nga ushtarët e Sazanit. Ai kaloi 18 vjet në ishull, fëmijët e tij lindën atje, gruaja e tij mësoi atje. E la ishullin pak muaj para rënies së një regjimi, për të cilin është ndër të fundit nostalgjik. Shumica dërrmuese e popullsisë shqiptare ruan kujtimet e privimit, emigrimit ilegal në rrezik të jetës së tyre dhe survejimit.

      “Ishulli ishte i mbrojtur nga 2 840 bunkerë, me mitraloza të rëndë dhe armë të tjera automatike. Kishte gjithashtu kilometra tunele dhe instalime nëntokësore, strehime antiatomike të mjaftueshme për të strehuar municione dhe rezerva ushqimore,” kujton ky oficer i marinës.

         “Pas rënies së regjimit në fillim të viteve 1990, u ktheva në Sazan. Zemra më dhimbte, fillova të qaja duke e parë kështu të shkatërruar, të braktisur, të poshtëruar,” kujton ish-marinari me kapele në kokë, përpara se të ngjitej në shkallët që të çojnë në apartamentin e tij të mëparshëm, nga ballkoni i të cilit shikon detin me aq sa mundet të kapë syri.

       “Sazani nuk është më Sazan”, thotë ai. Nuk ka më armë, nuk ka topa, nuk ka më mitralozë kundërajrorë, nuk ka më anije, bunkerët janë kthyer në gërmadha. Është i hapur për këdo që dëshiron ta pushtojë.”

        Pas rënies së regjimit, ishulli i shpëtoi shkatërrimit, por kur ekonomia shqiptare ra në vitin 1997 – kur u shemb skema e piramidave financiare të Ponzi-t, mbi të cilën ai bazohej, të gjitha rezervat dhe depot ushtarake që ndodheshin aty u plaçkitën. Ai u rihap për publikun vetëm në vitin 2015.

         I vendosur strategjikisht në hyrje të kanalit të Otrantos, që lidh detin Adriatik me detin Jon, ishulli shërbeu si një post për të gjithë ata që e pushtuan atë: bizantinët, venecianët, gjermanët, italianët… Ende administrativisht konsiderohet si një zonë ushtarake,

      Gjatë periudhës së verës. Sazani vizitohet çdo ditë nga turistët që vijnë me varkë për të udhëtuar nëpër shtigjet gjarpëruese dhe për të admiruar të vetmin banor të ishullit: një gomar të vogël gri!

      Asnjë detaj nuk është bërë I ditur mbi marrëveshjet e ndërtimit të hotelit luksoz të familjes Trump – vetëm disa plane të postuara në Instagram dhe të dhëna gjatë një interviste në korrik. Në të, biznesmenia shpjegon se izolimi i ishullit e bën atë një perlë – dhe një dhimbje koke logjistike.

       “Thjesht sjellja e materialeve në ishull nuk është detyrë e lehtë, por ne do ta bëjmë”, premton vajza e ish-presidentit amerikan dhe kandidatit të ri,  dhe të gjitha do i bëjmë me arkitektët më të mirë.     

       Nëse planet e Ivanka Trump dhe bashkëshortit të saj realizohen, askush nuk e di nëse turistët do të lejohen ende të ndalojnë atje. Ose nëse bunkerët do të marrin një tjetër fytyrë, atë të vilave luksoze të mbrojtura nga vështrimi i kureshtarëve.

 

Sazan, le joyau albanais qu’Ivanka Trump veut transformer en bunker pour millionnaires

Benito Mussolini l’a désirée et y a fait construire une maison, Enver Hoxha en a fait une base militaire coupée du monde. Aujourd’hui, Ivanka Trump veut transformer l’île albanaise de Sazan en bunker pour millionnaires, villas de luxe et vues à couper le souffle. AFP

C’est un bout d’histoire que s’apprête à transformer la fille de Donald Trump – avec la bénédiction du gouvernement albanais qui a fait du tourisme la pierre angulaire du développement du pays. S’il voit le jour, le projet sera composé de quelques dizaines de villas fondues dans les roches de Sazan. Plusieurs autorisations sont encore nécessaires, mais sur la côte, on en parle comme d’un deal déjà signé.

“Nous avons hâte que cela commence parce que cela déclenche des réactions en chaîne pour l’économie de la ville”, explique le maire de Vlora, Ermal Dredha, le long d’une promenade où poussent les hôtels depuis que l’Albanie est devenue la nouvelle destination touristique à la mode de ce côté-ci de la Méditerranée – un million de touristes ont atterri à Tirana en juillet.

À Sazan, pas de magasin d’articles de plage ni de restaurants aux menus polyglottes. Pour l’instant, il n’y a… rien. Des figues sauvages, des mûriers à perte de vue, des pins au vert éclatant et une eau turquoise. Au milieu de ce jardin d’Eden sans eau ni électricité, des milliers de bunkers, les restes d’immeuble mangés par les plantes, et le chant assourdissant des cigales.

Ces ruines sont tout ce qu’il reste des logements des milliers de soldats installés ici pendant la dictature socialiste d’Enver Hoxha, l’une des plus dures, fermées et paranoïaques au monde. Sur ces 5,7 kilomètres carrés, ils étaient plus de 2.000, avec femmes et enfants, un cinéma, une école, un hôpital, et de quoi tenir coupés du monde pendant six mois, tandis que le reste de l’Albanie manquait de tout.

Abandonnée

Ylli Mecaj, 78 ans, faisait partie des soldats de Sazan. Il a passé 18 ans sur l’île, ses enfants y sont nés, sa femme y a enseigné. Il l’a quittée quelques mois avant la chute d’un régime dont il est l’un des derniers nostalgiques. L’immense majorité de la population albanaise en gardant surtout des souvenirs de privation, d’émigration clandestine au péril de leur vie, et de surveillance.

“L’île était parsemée de 2.840 bunkers avec des mitrailleuses lourdes et d’autres armes automatiques. Il y avait aussi des kilomètres de tunnels et d’installations souterraines, des abris antiatomiques et de quoi abriter les réserves de munitions et de nourriture”, se rappelle cet officier de marine.

“Après la chute du régime, au début des années 90, je suis revenu à Sazan. J’ai eu mal au cœur, j’ai commencé à pleurer de la voir ainsi détruite, abandonnée, humiliée”, se souvient l’ancien marin, casquette d’époque sur la tête, avant de gravir les marches qui mènent à son ancien appartement dont le balcon donne sur du bleu à perte de vue.

“Sazan n’est plus Sazan, dit-il. Il n’y a plus d’armes, aucun canon, aucune mitrailleuse anti-aérienne, aucun navire, les bunkers sont en ruine. Elle est ouverte à qui veut l’occuper”. Après la chute du régime, l’île a échappé à la destruction, mais lors de l’effondrement de l’économie albanaise en 1997 – lorsque l’énorme pyramide de Ponzi sur laquelle elle était fondée s’est écroulée, toutes les réserves et les dépôts militaires qui s’y trouvaient ont été pillés. Elle n’a été rouverte au public qu’en 2015.

Située stratégiquement à l’entrée du canal d’Otrante qui lie les mers adriatique et ionienne, l’île a servi d’avant-poste à tous ceux qui l’ont conquise: Byzantins, Vénitiens, Allemands, Italiens… Encore administrativement considérée comme une zone militaire, elle est à la haute saison arpentée chaque jour par des touristes venus en bateau pour parcourir les chemins sinueux et admirer le seul habitant de l’île: un petit âne gris.

Aucun détail n’a filtré sur les modalités de construction de l’hôtel de luxe de la famille Trump – seulement quelques plans postés sur Instagram et des indices lors d’une interview en juillet. Dans celle-ci, la femme d’affaires explique que l’isolement de l’île en fait un joyau – et un casse-tête logistique.

“Rien que faire venir les matériaux sur l’île, ce n’est pas une mince affaire, mais nous le ferons”, promet la fille de l’ancien président américain et de nouveau candidat, le tout avec “les meilleurs architectes”. Si les plans d’Ivanka Trump et son époux se concrétisent, personne ne sait si les touristes auront encore le droit d’y faire escale. Ou si les bunkers prendront un autre visage, celui de villas de luxe à l’abri des curieux.

AFP

Lini një koment