Pashallaret e kuq

Poezi nga Ismail Kadare

1.

Ne mesdite Byroja politike u mblodh.

Valle ç’ka ndodhur ne kufijtë veriore.

Ne kufijtë e jugut valle ç’ndodh.

Qielli është me re dhe dimri sjell dëborë.

Mos lëvizën klasat e përmbysura,

Mos ka katastrofe ne prodhim.

Valle ambasadoret mos kane nisur

Radiograme plot shqetësim.

Jo. Kufijtë e shtetit janë te qete.

Nga ambasadat lajme me alarm nuk ka.

Dhe nen diktature te proletariatit.

Dimërojnë kokulur ish kastat e mëdha.

Dhe prodhimi është normal dhe ditët

Rrjedhin te zakonshëm ne dhjetor…

Po ahere pse kështu papritur

Ne mesdite Byroja Politike u mblodh?

2.

Shtetet s’prishen kurrë nga çatitë.

Shumë, shumë mund te pikojnë diku.

Nga themelet ata prishen

Këtij ligji

Shteti socialist i bindet gjithashtu.

Mund qe lart çdo gje te duket bukur,

Gara socialiste, merrja këngës, haj.

Dhe pankartat dhe heronjtë e punës

Ne gazete lokale ne Nje Maj.

Telegrame urimi, diell i ndritur

Ne mitingje e vjersha letraresh te rinj

Kurse poshtë

pikërisht ne themelitë

Rritet ngadalë tumor i zi.

Për armiqtë kemi topat, himnet, vallet.

Ambasadat qe rrëfejnë diçka për ta.

Për burokratizmin ç’kemi valle?

Topat s’pijnë ujë

dhe konsuj atje s’ka.

3.

Midis shkresash, telefonash, letërthithësesh

Ata skenat mbushin gjithnjë

Mjaft me këtë qeshje dashamirëse

Burokratet janë tjetër gje.

Jo me boje pelikan përjargur,

Si tuafe te këndshëm ho, ho, ho,

Por te kobshëm

me duar te përgjakura

Gjer ne bryle unë ata i shoh.

I shoh atje thelle tek rremojnë.

Ne themelet e revolucionit pikërisht.

Ç’bëjnë ashtu

pse trupat e dëshmoreve

Kthejnë djathtas, majtas dhe përmbys?

Pa shiko,

trupat sikur i lajnë.

Nga themelet gjakun duan te fshijnë shpejt.

Dhe pas gjakut amanetet q’ata lanë,

Idealet dhe parimet krejt.

Dhe vulën e gjakut si ta zhdukin,

Oh, e dinë se është lehte pastaj

Te ndryshojnë revolucionin, diktaturën

E punëtoreve

thelbin e saj.

Ja kështu, atje ne gjunjë te ulur

Lajnë e shpëlajnë gjakun pa pushim

Po ç’patën papritur

Pse u ndalen

Tek një yrt i shkrete, tek një djerrine.

Këtu janë varrosur te përmbysurit:

Pashallarë, bejlerë, familjet e mëdha

Ata sulen, trupat kthejnë përmbys e nisin

Qe t’i zhveshin me një vrull hata.

Rrobe sundimtaresh te përgjakta

Me nishane e grada veshin shpejt.

Dhe me to mbi supe neper nate

Ikin drejt mëngjesit si rrebesh.

4.

Dhe mengjezi erdh,

Te zbete, te ngrire,

Nen mantelet me nishane e me kurore

Ata shkojne ne zyra, ministrira,

Madje ngjiten gjer ne Komitet Qendror.

Pashallare te kuq. Bejlere me tesera partije

Baron-sekretare. Bose te naftes. Varg.

Ne kortezh te zymte, nen himne liturgjie

Cojne tabutin e revolucionit per ne varr…

5.

Kurse pamja e jashtme ishte ndryshe

Buzeqeshje, tundje grushti ne miting

Thjeshtesi tek xha Kamberi, tek X gjyshe,

Dhe fjalet “Enver” “parti”, “autokritike”.

Keshtu ishte diten,

kurse naten

Zbrisnin ne themel ata serish.

Por revolucioni s’ish kala e Rozafatit

Qe duronte diten ngre e ngre e naten prish.

6.

Enver Hoxha, syri i tij i mprehte

Ishte i pari qe dyshoi per ta.

Dhe ahere ne themele te shtetit

Zbriti si ne baladat e medha.

Nje pishtar te kuq mbante ne dore.

Dheu dridhej

Flaka mbi ta ra.

Dhe i pa tek prishnin gjakun e deshmoreve

Tek ndanin mantelet sec i pa.

“Ja, ku qenkeni!”

Ata u ngrine.

-Oh, shoku Enver, hm, rrofte, oj!-

Por ai i mvrejtur

me dhembjen ne cdo thinje

Si nje mal ne dimer bubulloi.

Krisht ai nuk ish qe t’i debonte

Nga pushteti me kamxhik dhe stap.

Ai klasen ngriti te punetoreve.

Per ta bere burokratizmin zap.

7.

Si dikur patrullat partizane

Shtegtojnë ekipet e kontrollit punëtor.

Qe te mos i marrin ministritë me topa

Nesër.

Sot i marrim me kontroll.

Diktature e klasës s’është veç ne vjersha

Dhe ne ditëlindjen e veteranit tornitor.

Je për socializmin?

Vrapo ne rreshta

Shpall kudo dhe mbi këdo

kontroll punëtor.

Bjeri dite e nate burokratizmit,

Klasën qe u përmbys nen këmbe e mbaj.

Ne se s’do qe nesër skuadër e pushkatimit

Te te veje ne mur

tek Bulevardi i Madh.

8.

Ditët ikin.

Vorbullat e ngjarjeve

Neper stine e vite shtjellën me furi

Vijnë plenumet e partisë porsi ushtaret

E revolucionit

ne stuhi.

Ecën klasa pas partisë ne dite epike,

Populli pas klasës derdhe oqean

Dhe m’u mbledhtë prape Byroja Politike

Mesdite a mesnate

gati te gjithë janë.

Lini një koment