Rothschildët – një histori europiane

     Si zor të gjesh sot një familje për të cilën është folur dhe shkruar më shumë, sesa për atë të bankierëve të famshën të kësaj dinastije ! Madje ky emër ka përfaqësuar për komplotistët e gjithë botës, së bashku me atë të Sorosit, Bildenbergëve, Frank – masonëve, Iluminatit etj simbolin  e « New World Order », pra të sundimit të botës nga një kastë misterioze. Në këtë legjendë ka kontribuar edhe fakti se Rothschildët,  janë familje çifute me origjinë gjermane. Siç ka qënë edhe ekonomisti dhe revolucionari i famshëm Karl Marks.

   Dje masmediat ndëkombëtare, pothuajse njëkohshëm, njoftuan vdekjen në moshën 87 vjeçare të njërit nga pinjollët më të shquar të kësaj familjeje : Jakob Rothschild-it.

   Rotschild-ët kanë filluar të njihen që në fillimet e shekullit të 18-të, kryesisht në fushën e sistemit bankar dhe atë të financave, para se ta shtrinin veprimtarinë e tyre ekonomike, një shekull më vonë, edhe në degën e shfrytëzimit të minierave dhe ndërtimit të hekurudhave.

     Gjithçka filloi në vitin 1744 në Frankfurt mbi Main, kur patriarku Mayer Amchel Rothschild e shndërroi dyqanin e tij të thjeshtë, ku ruheshin mallrat e dorëzuara peng kundrejt një pagese, në një lloj banke. Aq sukses pati në krijimin e kësaj banke saqë perandori gjerman  Whilhelmi i Parë e emëroi si administrator të thesarit të tij. Më pas Mayer ngarkoi 5 nga djemtë e tij të hapin filiale të bankës së tij edhe në Londër, Paris, Vienë, Napoli dhe Frankfurt.

      Më 1822,  perandori i Austro/Hungarisë  Francisi i Parë i dha familjes Rothscshild titullin e baronit, titull që e gëzojnë akoma edhe sot. Aq fuqishëm u rrit pasuria e kësaj familjeje saqë ajo që nga viti 1832 filloi tu  ofronte huatë “rothschild” edhe Selisë së Shenjtë në Vatikan.

      Dinastia e kësaj familjeje bankierësh përbëhet nga shumë pasardhës që janë të shpërndarë sot sa në Britaninë e Madhe, në Francë, Belgjikë, Zvicër, Monte Carlo etj. të cilët gjatë 300 vjetëve të fundit kanë kontribuar në formimin e legjendës Rotschild. Aq sa thuhet se ata dallohen edhe nga një halogrup gjenetik disi i veçantë  J2a1-L21018,19,20.

      Familja Rothschild u rrit dhe u forcua fuqishëm në mbarë Europën që në mesin e shekullit të 19-të. Dhe kjo zgjoi shumë armiqësira dhe zili. I pari pamphlet kundër kësaj familjeje u publikua që në vitin 1847 nga komplotisti i hershëm Georges Daimvaell me titullin:” Historia marramëndëse dhe kurioze e Rotschildit të Parë, Mbretit të Çifutëve”. Që atëhere dhe deri më sot, sidomos gjatë krizës së Covid-it, këto teorira u shtuan dhe u gjallëruan përsëri.

    Fakt i veçantë që mbështet këto teza është edhe punësimi te kjo bankë e presidentit të tashëm të Francës, Emanuel Macron. Ai ka punuar 8 vjet te « Rothchild & Cie” para se t’i hynte politikës. Gjatë këtyre 8 vjetëve ai fitoi mbi 2 milionë euro.

      Emri i Rothschild-ëve është i lidhur padrejtësisht edhe me librin e zi dhe famëkeq, “Protokolli i të mënçurve të Sionit », (libër ky i preferuar i diktatorit gjerman, Adolf Hitler). Sipas komplotistëve, libri i sipërcituar, shpalos synimin e çifutërisë botërore për të sunduar botën !

       Edhe sot kjo familje është aktive në disa fusha, si në atë të investimeve, sidomos në fondet e pensioneve si dhe atyre spekulative si dhe në degën e sigurimeve imobiliere, shëndetësore etj etj. Po ashtu ajo njihet edhe për veprat e saj filantropike.

       Përparimi dhe zhvillimi i Europës, sidomos gjatë shekujve të 18-të deri në shekullin e 20-të ka qënë i lidhur ngushtësisht edhe me fatin dhe veprimtarinë e kësaj banke, e cila ka ndikuar me paratë e saj në transformimin e Europës në fuqinë e parë të botës gjatë viteve 1700 – 1900.

      Baroni Jakob Rothschild ishte përfaqësues i kësaj familjeje në Britaninë e Madhe. Por familja Rothchild ka shumë degë të përhapura ngado. Dhe që shpesh veprojnë të pavarura njëra nga tjetra. Saqë askush sot nuk e njeh pasurinë e kësaj familjeje. Sepse kjo pasuri  është e shpërndarë në shumë duar.

       Vlerësimet më të kursyera thonë se pasuria e kësaj familjeje i tejkalon 350 miliardë dollarët! Por ka disa të tjerë që e vlerësojnë pasurinë e kësaj dinastie në afro 1 trilionë dollarë!

      Sidoqoftë asgjë nuk ka ndalur. Me siguri që saga historike e Rotschildëve, një nga Familjet e Mëdha Europiane, do të vazhdojë  të jetojë, të përhapet dhe të intrigojë botën edhe në dhjetëvjeçarët e ardhshëm.

Nga Viron Gjymshana

Lini një koment