Dje, e hënë 14 gusht, mediat ndërkombëtare bënë të ditur se ish – presidenti Donald Trump është cilësuar si i pandehur nga një gjykatë në shtetin amerikan të Gjorgjias. Sapo u bë i ditur lajmi, ish presidenti deklaroi se ky “është një proces politik si dhe një gjueti shtrigash” ndaj tij.
Shkaku i marrjes si i pandehur për Donald Trmp-in ka të bëjë me zgjedhjet e vitit 2020 pikërisht në këtë shtet. Sipas një regjistrimi audiofonik i marrë nga telefoni i tij, del se Trumpi i kishte kërkuar një bashkëpunëtori të tij në Gjorgjia, që t’i siguronte atij nja 12 000 votues shtesë, që ai të të fitonte zgjedhjet në këtë shtet.
Përveç kësaj ish presidenti akuzohet edhe për nxitjen e trazirave gjatë sulmit të mbështetësve të tij kundër Kapitol-it, parlamentit amerikan, si dhe për “blerjen” e një aktoreje të filmave pornografikë, që ajo të mos dëshmonte për marrëdhëniet jashtë martesore të saj me ish presidentin! Akuza e katërt e ngritur ndaj tij ka të bëjë me disa dokumenta sekrete të Shtëpisë së Bardhë që u gjendën në vilën e tij.
Dhe dukej se Trump e priste që do të merrej si i pandehur.
Frikën ndaj një mundësie të tillë ai e pohoi gjatë tubimit të parë elektoral që ai mbajti më 27 marsin e kaluar në shtetin e Teksas-it, në pritje të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në Amerikë në nëntor të vitit të ardhshëm.
« Unë nuk kam bërë asgjë të gabuar. Ata nuk mund të provojnë asgjë. Ju mund të jini krenarë. Këta kriminelë dhe banditë që po shtrembërojnë drejtësinë amerikane do të munden, do të diskreditohen dhe do bien tërësisht përtokë » – deklaroi Trump para mijëra mbështësve të tij në delir, para se të shtonte : « Ose shteti i nëndheshëm (Deep State) do ta shkatërrojë Amerikën, ose ne do ta shkatërrojmë atë ».
Sepse Trumpi president është një specie e veçantë Ai nuk ka dalë nga “sarajet, si parardhësit apo pasardhësi i tij. Ai konsiderohet nga elita amerikane si populist, nacionalist dhe anti globalist. Përveç të tjerave Trumpi njihet edhe si anti LGBTQ, anti woke, anti Black Live Matters si dhe me tendenca raciste. Jo më kot edhe gjykatësja që akuzon sot Trump-in është me origjinë afro-amerikane.
Në fakt ishte mobilizimi i zgjedhësve me ngjyrë, afërsisht 12 milionë banorë, që i mundësuan presidentit të tashëm, Joe Biden, të fitojë zgjedhjet më 2020-tën.
Por jo vetëm Trump beson në ekzistencën e një kaste që përpiqet të sundojë sot globin. Kështu psh shkrimtari francez Claude Janvier është i bindur se bota jonë drejtohet për së largti, por jo nga alienët apo reptilët, por nga një grupth financierësh pa atdhe, të cilët i janë vënë punës për krijimin e një qeverie globale dhe mondialiste.
Ky grupim përbëhet, gjithmonë sipas Claude Janvier, nga disa familje dhe bankierë të cilët rrinë të fshehur dhe nuk duan të bien në sy, siç janë familja Rothchild, Orsini, Bush-ët, Shtëpia mbretërore britanike, Du Pont-ët, Goldman Sachs, familja Soros me Shoqërinë e Hapur, Morgan-ët, Vanderbilt-ët, Rockfellerët e kështu me rradhë. Disa nga këto familje që zotërojnë pasuri qindra miliardëshe miliardëshe ekzistojnë prej brezash.
Këto familje sekrete dhe të padukshme i kanë shtrirë tentakulat e tyre në të gjitha vendet dhe degët e ekonomisë. Siç janë psh financat, industria ushqimore, ekologjia, Big Pharma, fondet e pensioneve dhe investimeve, mediat ndërkombëtare etj etj.
Misioni i tyre kryesor mbetet gjetja dhe vënia në postet më të rëndësishme drejtuese të shteteve të individëve super të aftë dhe të talentuar, të gatshëm për të vënë në jetë politikat e kastës mondialiste. Për të arritur këto synime këta super të pasur përdorin shoqëritë të dyshimta, siç janë ajo e Bill dhe Melinda Gejt, organizatat joqeveritare si dhe lëvizjet sociale të pakicave siç janë ato të Gjinive, LGBTQ-ëve, Wokizmin, Black Live Matters etj etj. Këto politika përpunohen nën kurorën e autoritetin e Forumit Ekonomik Botëror i udhëhequr nga Klaus Schwab apo edhe nga Bilderbergët !
Pikërisht grupimit të njohur si organizata « Bilderberg”, i atribuohen dhe i vishen shumë “mëkate”. Kryesorja prej të cilave është se kjo kastë merr vendime që bien ndesh me interesat e njerëzimit!
Në këtë organizatë bëjnë pjesë elita fianciare, bankiere, industrialiste, mediatike dhe politike e globit, pohojnë mbështetësit e kësaj teorie. “Një botë pa kufinj, çthurrje morale, përhapje e organizatave LGBTQ, vënia e interesit të individit mbi atë të kolektivit” – është strategjia e mishëruar nga kjo lloj oligarkie planetare, e përbërë nga njerëzit më të fuqishëm të planetit, që janë bashkuar për të mbrojtur interesat e tyre, në një ekonomi botërore, ku një grusht miliarderësh bëhen çdo ditë e më të pasur se gjithë pjesa tjetër e botës.
Dhe një nga eksponentët më të spikatur të kësaj organizate sekrete është, sipas tyre, multimiliarderi i njohur Xhorxh Soros. “Neoliberalizmi, tregtia e lirë dhe pa kufinj, zhdukja e rolit të shtetit, mbrojtja e Bashkimit Europian dhe akuzat kundër përfaqësuesve të sovranitetit të popujve të cilësuar si populistë, – janë, sipas përkrahësve të këtyre opinioneve, objektivat e kësaj kaste okulte që mëton të sundojë sot botën.
Ishte gazetari lituanez Daniel Estulin që ka portretizuar dhe stigmatizuar I pari organizatën « Bildenberg », e emërtuar kështu pasi mbledhjet e saj të para i mbajti në hotelin me të njëjtin emër në një qytet të vogël të Hollandës. Sipas tij, që prej vitit 1954, një herë në vit, ky grupim “select” mblidhet për të vendosur rreth së ardhmes politike dhe ekonomike të njerëzimit.
Shkrimtari lituanez pohon se ka punuar dhe është impenjuar gjatë 15 vjetëve për të zbuluar atë që nuk duhej të dilte në shesh, pra që ekziston një klasë drejtuese mbikombëtare që vendos se si duhet të veprohet në politikë, në ekonomi dhe në çështjet me karakter ushtarak në të gjithë botën. Libri i tij “Zotërit e Botës” është përkthyer në 50 gjuhë dhe shpërndarë në mbi 70 vende, duke u kthyer kështu në një best-seller botëror.
Po ashtu Stiv Banon, njëri nga ish – këshilltarët më të ngushtë të ish-presidentit Donald Trump, akuzoi për humbjen e këtij të fundit në nëntor të vitit 2020 pikërisht “ Deep State”-in amerikan, një konglomerat, sipas tij, i përbërë nga bankierët e Uoll Stritit, administrata e pandryshuar e Uashingtonit, mediat e mëdha elektronike si Facebook etj, media vizuale si CNN, shtypi i shkruar, CIA, FBI etj etj.
Edhe e përditshmja e njohur franceze “Lë Mond” para pak kohësh shtroi pyetjen: Kush e udhëheq sot Francën ?! Presidenti Macron apo njëri nga njerëzit më të pasur të botës, supermiliarderi Bernard Arnault, pronari i grupit të fuqishëm të prodhimeve të lluksit, Louis Vuitton?!
Prandaj “odisea” e ish – presidentit Trump do të ndiqet tash e tutje me interes të shtuar nga opinioni publik botëror. A do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme ai?! A do të përfundojë ai në burg? Kush do të fitojë kësaj rradhe: Deep State apo Trump?! Etj etj.
Të presim dhe të shohim.
Nga Viron Gjymshana

Lini një koment