Grimca nga ALBsurdistani

Albin Kurti mendon dhe vepron si një i majtë i vërtetë

      Para pak ditësh, kryeministri  Kosovës i dha një intervistë eskluzive njërit prej televizioneve më të shikuara në vend. U fol për politikën e brendshme dhe të jashtme, për marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë, mbi mundësinë e heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës që duan të udhëtojnë në shtetet e Bashkimit Europian etj etj.

     Deri këtu nuk pati asgjë të veçantë apo të jashtëzakonshme. Por ajo që tërhoqi vëmëndjen ishte deklarata e Albin Kurtit se ai preferonte që tu mundësonte të gjithë shqiptarëve të Kosovës të siguronin një vend pune. « Synimi dhe shqetësimi im kryesor është punësimi i njerëzve » – u shpreh kryeministri kosovar.

   Kjo deklaratë erdhi pas pyetjes « provokative » që drejtuesi i emisionit i drejtoi kryetarit të ekzekutivit të qeverisë kosovare : » Juve rendisni një sërë sukesesh në fushën ekonomike, që kur partia juaj mori pushtetin. Atëhere përse nuk i kini ngritur rrogat ?! »  – ishte pyetja drejtuar Kurtit.

 Dhe ky i fundit u përgjigj me qartësi dhe qetësi:”Synimi i qeverisë që unë drejtoj nuk është tani për tani rritja e rrogave të atyre që punojnë në shtet. Por punësimi i sa më shumë njerëzve qoftë në sektorin shtetëror apo atë privat » !

   Me një fjalë Albin Kurti theksoi se në vend që një punonjësi qeveria e tij t’i ofrojë 2 000 euro në muaj dhe një tjetër që nuk gjen dot vend pune të « fitojë » zero euro në muaj, , ai preferon që të dy këta të marrin secili një rrogë prej 1 000 eurosh në muaj !

   Një qëndrim ky krejtësisht i majtë, i një udhëheqësi që ka si ideal barazinë dhe punësimin e të gjithë qytetarëve të vendit të tij.

Shell do të pasurohet edhe më shumë. Po shqiptarët?!

   Ditën e sotme, e martë 5 korrik, ministrja e qeverisë shqiptare, përgjegjëse për infrastrukturën dhe energjinë, Balluku, njoftoi me kënaqësi dhe krenari se konglomerati ndëkombëtar i hidrokarbureve “Shell” ka zbuluar sasira të konsiderueshme nafte dhe gazi pranë artereve naftëmbajtëse të malit të Shpiragut.

     Deri në mars të vitit të ardhshëm do të kemi më shumë të dhëna sesi do të nxirret dhe shfrytëzohet ky burim, – theksoi ministrja e qeverisë. Ajo pohoi po ashtu se për shfrytëzimin, shpërndarjen dhe transportin e naftës dhe gazit janë parashikuar investime që kapin shifrën e 7 – 8 miliardë eurove?!

    Në këto kohë të vështira për furnizimin e Europës me naftë dhe gaz, pas bojkotit rus, lajmi për zbulimin e rezeravave të rëndësishme gazi dhe nafte në vendin tonë – u prit me ngazëllim dhe shpresë brenda dhe jashtë vendit.

       Ky lajm përkoi, dhe ndofta jo rastësisht, me vizitën e kryeministrit shqiptar Rama në kryeqytetin e Hollandës, Amsterdam. Kryeministri I këtij vendi, Rutte, u duk shumë optimist rreth mundësive të fillimit të menjëhershëm të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë ndërmjet Brukselit dhe Tiranës. Dhe ishte po ky kryeministër që pak më shumë se një vit më parë ishte kundërshtar i hapur dhe i vendosur i fillimit të këtyre bisedimeve! Këtu është rasti të kujtojmë dhe nënvizojmë se kompania ndërkombëtare që ka zbuluar naftën dhe gazin pranë Shpiragut, “Shell” është një kompani hollandeze!

     Çuditërisht ministrja shqiptare e energjisë nuk sqaroi se kush do t’i investonte këto 7 – 8 miliardë euro në nxjerrjen dhe shfytëzimin e këtyre hidrokarbureve. Ajo po ashtu nuk sqaroi se kush do të jetë pronari real i gazit dhe naftës që do nxirret nga trualli ynë. Si do të ishte ndarja e të ardhurave. 100 për qind për Shell-in, 100 përqind për shtetin shqiptar, 50 përqind me 50 përqind apo si?!

     Nëqoftëse do të jetë shumëkombshja hollandeze që do të investojë këto miliarda është e sigurt që shteti shqiptar do të ngelë me gisht në gojë. Siç ka ngjarë edhe me shumëkombëshet e tjera që shfrytëzojnë pasuritë tona natyrore. Falë “atdhedashurisë” së pafund të “liderrve” tanë të këtyre 30 vjetëve si Berisha, Nano, Meta apo Rama. Është fakt i pamohueshëm sot se pasuritë kombëtare të shqiptarëve kanë kaluar në duart e privatëve vendas dhe të huaj! Dhe pastaj disa bëjnë sikur qajnë me lot krokodili se shqiptarët po largohen nga vendi i tyre. Por kur ti i ke lënë xhveshur çfarë do të bëjnë shqiptarët e shkretë?! Me shqiptarët po ngjan si me afrikanët. Të dy palët “flejnë” mbi diamante, por janë tejet të varfër. Falë politikave të « djathta » apo « të majta » të udhëheqësve të tyre. Dhe çuditërisht askush nuk ankohet për këtë grabitje disamiliardëshe të pronës kombëtare dhe shitjes së saj si të ishte mall i babait ! Shqiptarët kanë zgjedhur ikjen. Dhe nëse vazhdon kështu ndofta nesër ata do të jenë zëvendësuar në vendin e tyre nga bangladeshas, indianë e të tjerë.

Lini një koment