Pse Shqipëria i ngjan aq shumë vendeve të Azisë Qëndrore.

    Në vitin 1990 Shqipëria konsiderohej nga opinioni perëndimor si një vend komunist i ish- Europës Lindore. Pra njëlloj si Sllovakia, Lituania, Estonia, Sllovenia etj. Sot opinioni ka ndryshuar. Vendi ynë është vendosur në një rradhê me shtetet e dala nga ish – Jugosllavia. Qê ende nuk kanë hyrê në BE. Si Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Kosova.

     Në dallim nga vendet e ish Europës Lindore vendet e Ballkanit Perëndimor bien në sy për një shumëllojshmëri etnike dhe fetare. Bosnja psh ështê pêrberë nga kroatê katolikë, serbë ortodoksë dhe nga njê popullsi sllave e besimit mysliman. Po kështu Maqedonia ështê e përbêrê nga maqedonas sllavo – ortodoksê dhe shqiptarë myslimanë. Edhe nê Serbi dhe Mal të zi, megjithëse me shumicê absolute sllavo – ortodokse kemi pakica të rëndësishme myslimane.

      Bashkimi Europian pranoi në gjirin e tij pa shumë vështirësi 10 shtete të Europës Lindore. Të gjitha me përbërje fetare të krishterë. Por pranimi në të edhe i 5 vendeve të dala nga ish-Jugosllavia si dhe i Shqipërisë po duket tejet i vështirë. A ështê vallë përbërja fetare qê pengon anëtarësimin e këtyre vendeve në BE?! Kjo ka pak gjasa tê jetê e vërtetê. Pasi në Bashkimin Europian sot jetojnë shumë më tepër myslimanë edhe sesa në të 6 vendet e Ballkanit perëndimor.

      Zyrtarët e lartë të Brukselit kanë theksuar disa herë se korrupsioni i tejpërhapur, krimi i organizuar, mungesa e shtetit të sê drejtês, autoritarizmi i udhëheqësve të disa prej këtyre vendeve janë shkaqet e vêrteta që pengojnë tani për tani integrimin e këtyre vendeve në BE.

       Dhe duket se ka të drejtë.

       Ngjarjet e fundit psh në Kazikistan zbuluan ngjashmëri të çuditshme psh ndërmjet këtij vendi me sipërfaqe 10 herë më të madhe sesa Franca me Shqipërinë e vogêl. Por fenomene të ngjashme vërehen edhe në Turkmenistan, Azerbajxhan, Kirgistan, Taxhikistan, Uzbekistan etj.

       Deri në vitin 2019 në Kazakistan sundonte me dorë të hekurt një kuadër i lartê i ish-nomenklaturës sovjetike, Nur Sulltan Nazarbajev. Pas 29 vjet sundimi të palëkundur ish « babai i kombit » bëri sikur u tërhoq nga skena politike dhe caktoi si zëvendës një bashkëpunëtor të tij të afërt, i quajtur Kasem Tokajev.         

      Por 2 vjet më pas marrëdhëniet e tyre u prishën. Ndofta ngaqë udhëheqêsi i ri donte të vepronte i lirë, pa e mbajtur « kumbarin » në kurrIz. Pêrplasja e tyre arriti kulmin para dy javëve kur në vend shpërthyen demonstrata të dhunshme kundër pushtetit nê fuqi. Shkak u bë ngritja e çmimit të gazit, qê nê Kazakistan gurgullon në çdo hap, por dukej po ashtu se demonstruesit e kishin mërinë më shumë me ish udhëheqësin e gjasme dorêhequr. Ata e konsideronin atë si shkaktarin e varfërisë së tyre në një vend me pasuri natyrore tê pafundme.

       Para 2 ditësh këtyre zërave iu bashkua edhe udhëheqêsi aktual Tokajev ! As më shumê dhe as më pak ai e akuzoi parardhësin e tij se ia kishte shitur pasuritë kombëtare një grupi oligarkësh tê lidhur me familjen e tij.

« Në vendin tonë është krijuar një kastë njerëzish shumë tê pasur qê ka në dorê ekonominë e vendit » – theksoi Tokaiev. « Ka ardhur koha qê këta t’i lajnë borxhin qê i kanë popullit » – nënvizoi udhëheqêsi i ri i Kazakistanit. Ai kërkoi që këta persona shumë tê pasur me ndêrmarrje shumë të fuqishme tê paguajnë taksa shtesê nê favor tê popullit tê varfër.

       « Këta kanê vënê pasuri të pafundme » – pohoi presidenti, i cili bëri të ditur me këtê rast se po mendonte t’i jepte fund monopolit të inceneratorëve, qê ishin në dorên e vajzës sê vogël tê ish – presidentit Nazarbajev, – Alies !

        Njê tjetër vajzë e ish presidentit, e quajtur Dinara, së bashku me burrin e saj, Timur Kulibajev, që janë nga njerëzit më të pasur të Kazakistanit, kontrollojnë bankën Halyk dhe kanë në dorë sektorë tê rëndësishëm tê naftës dhe gazit në vend. Ndërsa vajza më e madhe e ish – diktatorit Nazarbajev, Dariga, i ështê futur politikës, duke u bërë një zë i fuqishëm në parlamentin vëndas në mbrojtje të interesave ekonomike të babait tê saj.

        Oligarkë që kanë zaptuar pasuritë kombëtare të një vendi të tërë, vajza dhe dhëndurë qê falë pushtetit të babait të tyre kanë vênê miliona, një « zëvendës » qê do të heqi qafe tutorin e tij, vrasje në mes të bulevardit kur demonstruesit protestojnë kundër korrupsionit në vend, ndërhyrja e forcave të huaja për të rivendosur rendin, monopoli i inceneratorëve etj etj – a nuk të kujtojnê të gjitha këto dukuri të një vendi të ish – Bashkimit Sovjetik –  një vend të vogël nê buzë të Adriatikut ?! A nuk është atëhere edhe Shqipëria një Kazakistan i vogël. A nuk vuajmë nga të njëjtat sëmundje?! Si spjegohet?!

Nga Viron Gjymshana

Lini një koment